Bota

Votimi përmes postës, KQZ tregon procesin për personat jashtë Kosovës 

2 Shkurt 2021, 20:29 Nga DOSJA
Votimi përmes postës, KQZ tregon procesin për personat

KOSOVË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë ka deklaruar se votimi nëpërmes postës ka nisur ditën e sotme. Në një njoftim zyrtar ka shpjeguar mënyrën se si votohet për personat që janë jashtë Kosovës. KQZ në njoftimin e saj gjithashtu ka sghkruar se votimi nëpërmes postës do të mbyllet në 12 shkurt.

Njoftimi i plotë i KQZ-së:

Periudha e Votimit Përmes Postës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës se periudha e votimit përmes postës ka filluar me 2 shkurt dhe përfundon me 12 shkurt 2021.

Si plotësohet fletëvotimi? Në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ju mund të votoni vetëm për një Subjekt Politik të renditur në anën e majtë të fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votoni deri në pesë kandidatë nga ai subjekt politik.

Fletëvotimin dhe broshurën me emrat e kandidatëve për secilin subjekt politik mund t’i gjeni në linkun:  https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per…/votimi-me-poste/

Si duhet ta dërgoni pakon me fletëvotim në adresë të KQZ-së?

• Fletëvotimin e plotësuar vendosni në një zarf të pashënuar dhe mbylleni. Kjo do të ruajë fshehtësinë e votës suaj.

• Zarfin e pashënuar dhe kopjen e një dokumenti identifikues të vlefshëm vendoseni në zarfin e kthimit, në të cilin e shënoni adresën postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës Votimi Përmes PostësPosta nr. 6, Kutia Postare 351 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës. Fletëvotimin përmes postës, duhet ta dërgoni vetëm për vete apo rrethin e ngushtë familjar. Nëse dërgoni fletëvotime për persona të tjerë, fletëvotimet do të refuzohen! Fletëvotimi duhet të pranohet nga KQZ-ja më së largu deri më 12 shkurt 2021.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”. Sipas vendimit të marrë, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të zhvillohen në 14 shkurt.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kqz zgjedhjet ne kosove kqz zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 2 Shkurt 2021, 19:13

Haradinaj: Kosova kërkon një President të fortë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka kujtuar kohën kur ishte pjesë e luftës për pavarësinë e Kosovës. Në një status në Facebook, ai ka s...

Bota 2 Shkurt 2021, 19:01

RUSI- Avokatët e Alexei Navalny kanë deklaruar se do të apelojnë vendimin e Gjykatës së Moskës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili mbikëqy...