Vaksinimi vetëm me një dozë? Mjeku Ilir Alimehmeti: Eksperiment i guximshëm, nuk është testuar
2 Shkurt 2021, 21:34Nga DOSJA
TIRANË– Eugena Tomini ka konfirmuar se Shqipëria vijon me strategjinë e dy dozave, aplikimi i të cilave në hark kohor shkon nga 21 deri në 28 ditë, por deri tani me dozat që disponon Shqipëria nuk është krijuar stok.
I ftuar në ‘Real Story’, mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se është eksperiment i guximshëm, pasi nuk është testuar. Sipas tij me vetëm një dozë mund të ulet efektiviteti i vaksinës, prandaj më mirë do të ishte të sigurohej kjo e fundit.
EUGENA TOMINI:Aplikimi i dozës së parë të vaksinës, kemi një nxitje antikorpale në ditë e 10-të de 14-të. Sigurisht është mplakja e popullsisë, si në SHBA e Britani të Madhe. Sigurisht janë kritere që i favorizon aplikimi i një doze. Shqipëria vijon me dy doza, në harkun kohor të 21 apo 28 ditë. Plani afatgjatë është me 14 muaj, më optimali. Shpresojmë ta arrijmë.
ILIR ALIMEHMETI: Eksperiment i guximshëm, që nuk është testuar. I besojmë evidencës. Në fakt njëfarë efekti presim ta ketë tek doza e parë, e pritshme por jo e testuar. Vetë prodhuesit e Pfizer thanë që nuk kemi informacion çndodh në këtë situatë. Nga krahu tjetër, bën sens deri diku që Anglia të thotë ok po e bëj, por ka përqindje të lartë të popullatës.
Kjo nuk e jep efektin masiv. Tjetër është të vaksinosh 60% të popullsisë. Më mirë të bësh kalendarin, ose efekti humbet.
Aman, kemi një studim në Neë York, që ata që e kanë kaluar, dhe s’e dinë që e kanë kaluar bëjnë përgjigje antikorpale të menjëhershme. Kemi dhe një moment që ka filluar tani të studiohet. Çfarë ndodh, hidhet tek koshi i evidencave që duhet të diskutojmë.
Tjetër diskutim ky, ku në mungesë globale vaksinash, prioritizimi shkon sipas moshave dhe situatës serologjike. Pra ku është situata. Arrihet efektiviteti. Kjo ecën tek logjika, sikur një familje nuk ka çfarë të hajë, çfarë bën prindëri, prioritet mban fëmijën. Kjo është logjika e Science. Pra, mund të diskutojmë të gjitha këto. Po s’mund të diskutojmë fazat klinike. Zonë e panjohur, gjysëm errësirë. Situata është e tillë. Izraeli na tregoi se eci me një dozë, dhe pati rënie direkte.
Marrë nga Balkanweb
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti, tha në emisionin “Real Story”, në News24, se Shqipëria duhet të kishte pranuar edhe vaksinat anti-Covid nga Rusia ...
BERAT- 37 raste të reja janë regjistruar ditën e sotme në qarkun e Beratit. Në 37 rastet e reja, 12 janë regjistruar në qytetin e Beratit, 11 në Kuçovë, ...
FIER- Një makinë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në Fier. Policia në njoftimin e saj ka shkruar se makina tip “Mitsubish” i përkiste personi me iniciale V.N. Sh...
Aktualitet 2 Shkurt 2021, 20:22
TIRANË- Stop publikon mesazhet dëshpëruese që pacientja e ndjerë i dërgonte Tire Alldërvishit, ku i lutej për t’i dhënë ushqim.Viktima që ndërroi jetë në s...
TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur rreth situatës së pandemisë, rritjen e rasteve me Covid, numrin e viktimave si edhe nëse do...
SHKODËR– Një ortek dëbore pasditen e sotme ka rënë sipër një fadrome, duke rrezikuar dhe jetën e fadromistit, i cili ndodhej brenda automjetit.Siç s...
DURRËS- Gjykata e Durrësit vendos pranimin e pjesshëm të kërkesës së prokurorisë dhe çon për gjykim të akuzuarit për pasojat e tërmetit në godinat e...
HAGË- Europol në një shkresë që ka bërë puiblike për mediat u kërkon vendeve anëtare, mes tyre edhe Shqipërisë, që të hetojnë grupet kriminale që tentojnë ...
TIRANË- Zëvendësministrja e Shëndetësisë njëkohësisht dhe kryetarja e Komitetit Teknik të Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka thënë se nuk ka pasur asnjë efek...