Aktualitet

Covid në Berat, regjistrohen 37 raste të reja, ndër to mësuesë dhe personel mjekësor  

2 Shkurt 2021, 20:49 Nga DOSJA
Covid në Berat, regjistrohen 37 raste të reja, ndër to

BERAT- 37 raste të reja janë regjistruar ditën e sotme në qarkun e Beratit. Në 37 rastet e reja, 12 janë regjistruar në qytetin e Beratit, 11 në Kuçovë, 8 në Skraparë, 4 në Urën Vajgurore dhe 2 në Poliçan. Personat e infektuar janë mësues, personel mjekësor dhe nxënës.

4 nga të infektuarit janë mësues në shkollat e mesme në Berat “Kristo Isak”, “Ajet Xhindole”, 1 mësues në shkollën 9-vjeçare të Uznovës dhe 1 mësues në fshatin Mbarkull. Ndërkohë që në Berat është infektuar edhe një nxënës në shkollën “Irfan Ngjeqari”.

Ndërsa në Spitalin e Beratit janë infektuar nën/drejtori i Spitalit, 1 infermier në Repartin e Kirurgjisë. Gjithashtu është infektuar edhe ekonomistja e Paraburgimit të Berat. Të infektuar ka pasur edhe në Institucionin e Kadastrës ku ka rezultuar pozitiv një specialit. Ndër të infektuarëve të tjerë janë edhe 1 punonjëse banke, 2 punonjëse në një subjekt privat, dhe 1 punonjës në një servis celularësh në qytetin e Kuçovës.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në vendin tonë janë regjistruar 79,934 persona me Covid, ndërsa 1,398 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid ne vend infektimet ne berat covid ne vend infektimet ne berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shkurt 2021, 20:22

TIRANË- Stop publikon mesazhet dëshpëruese që pacientja e ndjerë i dërgonte Tire Alldërvishit, ku i lutej për t’i dhënë ushqim.Viktima që ndërroi jetë në s...