Ekonomi

Raporti i BB për papunësinë/ Rama: Askush s’ka bërë dot kurrë sa ne, krenar për PS

1 Maj 2019, 10:05 Nga DOSJA
Raporti i BB për papunësinë/ Rama: Askush s’ka

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thënë se papunësia ka rënë më shumë se 6% që kur Partia Sociaste erdhi në pushtet. 

Në një postim në twitter, Rama shkruan se sipas raportit të Bankës Botërore, Shqipëria ka krijuar në vitin 2018 më shumë se gjysmën e vendeve të reja të punës që u krijuan vjet në rajon!

“Sipas Bankës Botërore, Shqipëria ka krijuar në vitin 2018 më shumë se gjysmën e vendeve të reja të punës që u krijuan vjet në rajon!Papunësia ka rënë më shumë se 6% qyshse morëm detyrën. Akoma shumë për të bërë, po askush s’ka bërë dhe s’bën dot kurrë sa NE #KrenarpërPS?”, shkruan Edi Rama në Twiiter.

Banka Botërore rreth një muaj më parë publikoi raportin për punësimet në rajonin e Ballkanit, ndërsa e rendiste (Lexo këtu) Shqipërinë në vendin e parë për rritjen e punësimeve. Sipas këtij raporti, nga 68 mijë vende të reja pune në rajon, Shqipëria ka hapur 38,700 vende të reja.

(a.m/k.m/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi edi rama raporti i bankes boterore renia e papunesise edi rama raporti i bankes boterore renia e papunesise

Sondazh

Poll

Ekonomi 30 Prill 2019, 17:42

Ndahet nga jeta nëna e aktorit Artan Imami

TIRANË- Është ndarë nga jeta nëna e aktorit të njohur Artan Imami.Mësohet se ceremonia mortore është kryer ditën e shtunë, ndërsa pritjet janë bërë so...