Ekonomi

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen e rishikuar të eksplorimit të naftës me Shell për blloqet 2-3

2 Maj 2019, 15:37 Nga DOSJA
Shqipëria nënshkruan marrëveshjen e rishikuar të eksplorimit

TIRANË- Ministria e energjisë dhe infrastrukturës së Shqipërisë ka nënshkruar një marrëveshje të rishikuar të eksplorimit të naftës me Shell Upstream Albania, një degë tërësisht në pronësi të Royal Dutch Shell, për blloqet 2-3 në jug të vendit.

“Marrëveshja e rishikuar siguron fitim për Shqipërinë që nga dita e parë e prodhimit të naftës në blloqet 2-3 dhe sqaron një sërë çështjesh procedurale me qëllim që të ketë investime më të sigurta në të ardhmen,”- tha Rohan D’Souza, menaxher i vendit Shell Upstream Albania në një video të postuar nga ministria në Facebook pas ceremonisë së nënshkrimit.

“Marrëveshja do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit midis qeverisë dhe Shell dhe do të mbështesë modernizimin e mëtejshëm të sektorit të hidrokarbureve në Shqipëri,”- tha ministrja e energjisë, Belinda Balluku.

Shell ka qenë aktiv në Shqipëri që nga viti 2012 dhe pritet të fillojë operacionet në bllokun 4 këtë vit, theksoi D’Souza, duke shtuar se Shell punon me mbi 200 nënkontraktor lokal dhe punëson rreth 300 njerëz, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në fushat ku vepron.

Shell do të investojë rreth 42.5 milionë dollarë (37.9 milionë euro) gjatë shtatë viteve në kërkim të depozitave të reja të naftës, të ndarë në tri faza, tha ministria në atë kohë.

Shqipëria ka parashikuar rezerva të naftës 220 milionë fuçi dhe rezerva të gazit natyror prej 5.7 miliardë metra kub. Fusha e naftës Patos-Marinza pranë qytetit jugperëndimor të Fierit është fusha më e madhe në tokë në Evropën kontinentale.

($ = 0.89103 euro)

Burimi: See News

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi belinda balluku kompania shell shell upstream albania belinda balluku kompania shell shell upstream albania

Sondazh

Poll

Ekonomi 30 Prill 2019, 17:42

Ndahet nga jeta nëna e aktorit Artan Imami

TIRANË- Është ndarë nga jeta nëna e aktorit të njohur Artan Imami.Mësohet se ceremonia mortore është kryer ditën e shtunë, ndërsa pritjet janë bërë so...