Ekonomi

Kompania amerikane publikon index-in: Ja sa moral ka Shqipëria

1 Maj 2019, 13:52 Nga DOSJA
Kompania amerikane publikon index-in: Ja sa moral ka Shqipëria

SHBA- Një kompani udhëtimi amerikano jugore ka përpiluar një indeks mjaft të veçantë, duke renditur 132 shtete të botës sipas moralit dhe etikës së tyre.

Kjo, për arsyen e vetme se, udhëtarët dhe turistët kanë në dorë shumë, duke zgjedhur ta bojkotojnë apo promovojnë një vend të caktuar, bazuar pse jo, edhe në moralin e tyre.

Morali dhe etika e një vendi në indeksin e moralit të udhëtimit 2019 përcaktohet mbi bazën e 6 indikatorëve: të drejtat e njeriut, mirëqenia e kafshëve, barazia gjinore, të drejtat e punëtorëve, mirëqenia  si dhe indeksi global i paqes. Të 6 këta nën-indikatorë prodhojnë indeksin përfundimtar.

Por, çfarë rezultati merr Shqipëria? Plot 18 pikë nga 30 të mundshme, çka na rendit në vendin e  42-të në botë, me pikë  të barabarta me Greqinë, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën ndër fqinjët. Krahasuar me vendet e tjera europiane dhe rajonale, Shqipëria rezulton të jetë më mirë se Serbia, apo Moldavia me Turqinë e Poloninë, ndërkohë që sipas këtij indeksi, rezultojmë të jemi gjithashtu një vend me një moral më të pastër se Suedia.

Gjermania, Austria dhe Islanda janë vendet më të moralshme në botë, sipas këtij indeksi, të përpiluar vetëm mbi bazën e 6 indikatorëve, dhe që mund  të shërbejë pse jo, si guidë, për ata udhëtarë të cilët e kanë kriter edhe këtë anë të medaljes në udhëtimet e tyre./TEMA

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale indexi i kompanise se huaj kompania amerikane morali i shqiptareve renditja e shteteve indexi i kompanise se huaj kompania amerikane morali i shqiptareve renditja e shteteve

Sondazh

Poll

Ekonomi 30 Prill 2019, 17:42

Ndahet nga jeta nëna e aktorit Artan Imami

TIRANË- Është ndarë nga jeta nëna e aktorit të njohur Artan Imami.Mësohet se ceremonia mortore është kryer ditën e shtunë, ndërsa pritjet janë bërë so...