Aktualitet

Mbërrijnë 1170 doza nga Pfizer! Rama: Kontrata na ndalon t’i dhurojmë Kosovës. S’marrim vaksina anti-COVID nga Kina e Ru

1 Shkurt 2021, 18:44 Nga DOSJA
Mbërrijnë 1170 doza nga Pfizer! Rama: Kontrata na ndalon t’i

TIRANË–  1170 dozat e reja të vaksinës anti-COVID të kompanisë Pfizer kanë mbërriturnë Shqipëri. Avioni me të cilën u transportuan vakinat kundër Covid-19 është ulur në Rinas rreth orës 20:30. Dozat u pritën nga Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

 Kryeministri Rama, në një konferencë për shtyp njoftoi se në vendin tonë do vijnë 1170 doza dhe jo 11 mijë e 70 siç ishin premtuar disa ditë më parë. Rama ka thënë se shkak për këtë është bërë vonesa nga vetë kompania. Ndër të tjer,  kreu i qeverisë ka thënë se kompania i ka premtuar se brenda muajit shkurt, do të vijnë dhe dozat e angazhuara, qoftë 10700 apo të 30 mijë të tjera.

Nga ana tjetër, Rama deklaroi se është e pamundur që t’i dhurojnë vaksina Kosovës. Kjo sepse ia ndalon kontrata, por gjithsesi në vijim të premtimit të dhënë, shefi i qeverisë deklaroi se 50 mjekë nga spitali COVID i Prishtinës do të vaksinohen në Shqipëri.

Po ashtu, Kryeministri bëri të ditur se vendi ynë përveç kompanisë Astra Zeneca, po negocion edhe me 4 shtete të tjera, brenda dhe jashtë BE-së me qëllimin për të siguruar vaksinat anti-COVID. Rama ka thënë se Shqipëria do të kërkojë vaksina vetëm nga vendet perëndimore, duke përjashtuar vaksinat ruse dhe kineze. Ky vendim do të ndryshohet, në rast se BE-ja do të hapet përballë këtyre vaksinave, në të kundërtën Shqipëria do të vijë të marrë vaksina vetëm nga blloku perëndimor.

Nga Rinasi, vaksinat kundër Covid-19 do transportohen në Institutin e Shëndetit Publik, të shoqëruara nga makinat e policisë së Shtetit. Mjeti që transportoi  vaksinat u sigurua që të kishte sa më pak lëvizje. Më pas nga ISHP-ja, aty ku ruhen në temperaturën -80 gradë, do të bëhet edhe shpërndarja në qendrat e vaksinimit, siç është ‘Air Albania’. Me 1170 dozat e reja të marra nga Pfizer, do të vijojë procesi i vaksinimit me mjekët dhe infermierët dhe më pas në shkurt me të moshuarit.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama mberrijne 1 mijë e 170 doza vakina pfizer edi rama mberrijne 1 mijë e 170 doza vakina pfizer

Sondazh

Poll