Aktualitet

Pse u infektua Pipero pas vaksinës? Flet Silva Bino: Doktori ishte i ekspozuar, mori virusin pa patur ende anti-trupat…

1 Shkurt 2021, 13:25 Nga DOSJA
Pse u infektua Pipero pas vaksinës? Flet Silva Bino: Doktori ishte i

TIRANE- Silva Bino, shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me rastin e infektimit të mjekut Pëllumb Pipero. Bino tha se Pipero u infektua pasi ka patur kontakte në një moment, kur pasi ka bërë dozën e parë të vaksinës COVID19, ende nuk i janë krijuar anti-trupat.

Dua të them që ai është një rast infektimi nga Sars Cov 2 në periudhën kur nuk janë krijuar akoma kundërtrupat ndaj vaksinës. Doktori dhe profesori ka qenë i ekspozuar sepse punon, ka pasur kontakte me njerëz të tjerë dhe kjo është edhe arsyeja përse është infektuar. Ky është një shkak për të theksuar që të gjithë ata që kanë bërë vaksinën, nuk do të thotë që duhet të ulin masat e parandalimit, përkundrazi duhet ti zbatojnë. Sepse mbas dozës së parë, imuniteti fillon dhe krijohet mbas javës së dytë, dhe mbas dozës së dytë, mbas gati 10 ditëve krijohet mbrojtja. Pra këto 5-6 javë njerëzit duhet të mbajnë maskat. Ky është një element tepër i rëndësishëm duke pasur parasysh efikasitetin e vaksinës që shkon deri në 95 për qind”, tha Bino.

Mjeku Pëllumb Pipero është rasti i parë i infektimit me COVID19 në Shqipëri, pas marrjes së vaksinës. Pipero u infektua 16 ditë pasi mori dozën e parë të Pfizer. Tashmë mjeku nuk ka më nevojë për dozën e dytë, pasi vetë kalimi i COVID19 i siguron mjaftueshëm antitrupa për një periudhë të gjatë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pellumb pipero me covid silva bino pellumb pipero me covid silva bino

Sondazh

Poll