Aktualitet

FOTOT/ U gjet i vrarë brenda ML-së, viktima në Fier mori dy plumba, trupi ndodhet ende në makinë

1 Shkurt 2021, 10:04 Nga DOSJA
FOTOT/ U gjet i vrarë brenda ML-së, viktima në Fier mori dy

FIER- Dosja.al sjell pamjet e para nga vendngjarja në fshatin Sheq në Fier, aty ku është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e të hënës një person, ende i paidentifikuar.

Paraprakisht mësohet se viktima ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij, tip benz ML, kur i është prerë rruga dhe është qëlluar me breshëri plumbash.

Trupi i tij i pajetë ndodhet ende në makinën e dalë nga rruga pas të shtënave, pasi viktima ka humbur kontrollin e automjetit. Ndërkohë që Policia ka ngritur disa pika kontrolli hyrëse dhe dalëse për zbardhur rrethanat e ngjarjes.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vrasje ne sheq vrasje ne sheq

Sondazh

Poll