Art&Argëtim

31 Janar 2021, 22:16 Nga DOSJA

TIRANË- Koreografi Albi Nako ka kërkuar falje publike për deklaratë e një jave më parë kundër konkurentës 40-vjeçare Bela në emisionin “Just Dance”. Ai ka thënë se deklaratat i tha me noncion humoristik. Nako u shpreh se pas regimeve që kishte marrë në rrjetet sociale kishte medituar thellë brenda vetes dhe doli në përfundimin se kishte cënuar etikën publike. Më tej ai tha se është dhe do të jetë gjithmonë përkrahës i femrave dhe se këtë e ka treguar gjatë punës së tij. 

“Në episodin e javës së kaluar duke komentuar performancën e Belës, sfidantes 40 vjeçare, midis të tjerash thash me humor se je një personazh tipik për filmin “Planeti i Majmunëve“. E theksoi, e thash me humor. Fill pas shfaqjes u ndesha në rrjetet sociale me një reaksion të papritur dhe një frymë fyese ndaj meje. Duke medituar thellë brenda vetes time, e ndjeva të nevojshme të kërkoja ndjesë, sepse batuta ime kishte cënuar etikën publike… Kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë përkrahës i femrës. E kam treguar këtë në gjithë karrierën time 20 vjeçare. I kam dhuruar jo vetëm dashuri por edhe profesionalizëm, gjë e cila është e vërtetuar tashmë sepse ato kanë ecur në jetë sepse gëzojnë sukses të plotë. Çdo gjë në jetë ka një masë të caktuar, përjashtim bën vetëm kujdesi, ai asnjëherë nuk është i tepruar”, tha ai ndër të tjera.

Por çfarë ndodhi një javë më parë ? 

Konkurrentja Bela, mori pjesë para një jave në emisionin “Just Dance”, por performanca e saj nuk u prit mirë nga Albi Nako. Ai e ofendoi konkurrenten dhe deklarata bëri xhiron e rrjetit.

“Për mua është personazh tipik i atyre filmave si “Planeti i Majmunëve”. Mendoj që në vend që të garosh me këta të rinj je në një moshë ku më mirë martohu e bëj fëmijë sesa të vazhdosh kështu.”- tha Albi.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz albi nako albi nako

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 31 Janar 2021, 16:40

Ja pse bizhuteritë janë të rëndësishme për gratë

Bizhuteritë kanë zënë një vend të rëndësishëm në jetën e grave që nga kohërat parahistorike. Megjithëse gjerdanët e parë ishin bërë me eshtra kafshësh, pendë, l...

Art&Argëtim 31 Janar 2021, 14:26

TIRANË– Në lidhje me emisionin Përputhen, që aktualisht është një ndër më të ndjekurit në vend, Stresi shkruan se nuk ka asnjë shembull pozitiv për t...