Art&Argëtim

Ja pse bizhuteritë janë të rëndësishme për gratë

31 Janar 2021, 16:40 Nga DOSJA
Ja pse bizhuteritë janë të rëndësishme për

Bizhuteritë kanë zënë një vend të rëndësishëm në jetën e grave që nga kohërat parahistorike. Megjithëse gjerdanët e parë ishin bërë me eshtra kafshësh, pendë, lëkurë, predha, dru, ato kishin të njëjtin rol si sot, për të theksuar bukurinë e dikujt dhe, më e rëndësishmja, statusin që personi zë në shoqëri.

Pas disa mijëra vitesh, rëndësia që ka një unazë ose gjerdan për një grua ka mbetur e njëjtë. Rrethanat shoqërore mund të kenë ndryshuar, por funksioni i bizhuterive nuk ka ndryshuar.

Një unazë e bukur mund t’ju bëjë të ndiheni të fuqishëm. Sidomos nëse ju është dhënë nga personi i duhur në kohën e duhur. E mira e bizhuterive është se ato kurrë nuk e humbin rëndësinë e tyre.

Përveç plotësimit të pamjes së tyre, gjerdanët ndikojnë edhe në perceptimin e gruas për veten e saj. Disa madje thonë se pa bizhuteri, ato ndihen “lakuriq”. Duke qenë se në kohërat antike, bizhuteri dhe ari ishin treguesi i mirëqenies së një shoqërie, është e qartë se në këtë kuptim, roli i saj nuk ka ndryshuar.

Ari është një material me të vërtetë i vlefshëm, sepse, ndërsa vlera e parave ndryshon, ai dhe metalet e tjerë të çmuar humbin “vlerën” e tyre më ngadalë.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete bizhuterite bizhuterite

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 31 Janar 2021, 14:26

TIRANË– Në lidhje me emisionin Përputhen, që aktualisht është një ndër më të ndjekurit në vend, Stresi shkruan se nuk ka asnjë shembull pozitiv për t...