Art&Argëtim

Pse dyert e tualeteve publike nuk mbyllen deri në fund? Ka disa arsye që s’ju kanë shkuar ndër mend

31 Janar 2021, 16:20 Nga DOSJA
Pse dyert e tualeteve publike nuk mbyllen deri në fund? Ka disa arsye

Tualetet publike sigurisht që nuk janë ndër vendet më të këndshme që mund të vizitoni. Por me siguri, për të paktën një herë e keni menduar se pse dyert e tyre nuk përfundojnë në dysheme. Në fakt, ka disa arsye të mira, dhe Bright Side i renditi të gjitha.

Pastrohen më lehtë

Për shkak të përdorimit të shpeshtë të tualeteve publike, është e nevojshme të lahen disa herë në ditë. Hapësira e madhe midis dyshemesë dhe derës i bën kabinat më të arritshme për pastrim.

Në rast aksidenti

Nëse një personi i bie të fikët ose ka një problem tjetër shëndetësor, do të kalonte shumë kohë derisa se dikush ta vinte re. Nëse ka një hapësirë të madhe mes derës dhe dyshemesë, është shumë më lehtë të vëresh ndonjë shenjë shqetësimi. Në të njëjtën kohë, është e mundur të futesh në kabinën dhe ta zhbllokosh atë nga brenda, në vend që të thyesh derën nga jashtë.

Shmangin sjelljen e papërshtatshme

Mungesa e privatësisë së plotë në tualetet publike gjithashtu parandalon njerëzit që të bëjnë gjëra që nuk duhet në kabina. (Gjeni një dhomë, jo një tualet).

Ventilim më i mirë

Në një tualet plotësisht të mbyllur, aromat e pakëndshme janë më të vështira për tu avulluar. Me ndarjet e ngritura, ajri qarkullon shumë më mirë dhe erërat zhduken më shpejt.

Është më lehtë të shohësh nëse tualeti është i zënë

Nëse tualeti është plotësisht i mbyllur, ne gjithmonë rrezikojmë të përjetojmë një moment të pakëndshëm kur përpiqemi të hapim derën. Me këtë metodë është më lehtë të shihet nëse kabina është e lirë apo jo.

Njerëzit e kryejnë punën më shpejt

Kur dera nuk ulet, për shkak të mungesës së privatësisë së plotë, njerëzit ndihen sikur duhet të mbarojnë punën e tyre më shpejt.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture tualetet publike tualetet publike

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 31 Janar 2021, 14:26

TIRANË– Në lidhje me emisionin Përputhen, që aktualisht është një ndër më të ndjekurit në vend, Stresi shkruan se nuk ka asnjë shembull pozitiv për t...

Art&Argëtim 31 Janar 2021, 08:33

TIRANË– Prej dy ditësh i gjithë rrjeti është duke komentuar lidhjen e Tea Trifonit me Beart Rexhepin, dy ish-konkurentët e emisionit ‘Përputhen’. Ajo doli ...