Art&Argëtim

Zbulohet kontrata e firmosur nga Andi dhe Tea e ‘Përputhen’, rrezikonin nga 5 mijë euro gjobë nëse largoheshin nga progr

31 Janar 2021, 11:01 Nga DOSJA
Zbulohet kontrata e firmosur nga Andi dhe Tea e ‘Përputhen’,

TIRANË– Një pjesë e kontratës së firmosur nga ish-konkurentët e “Për’puthen”, Andi dhe Tea të cilët dolën si çift nga programi është publikuar në rrjetet sociale.

Kjo pasi vetëm pak ditë pas daljes së tyre, në rrjet u shpërndanë fotot e Teas me ish-konkurentin tjetër, Beartin, të cilët tashmë kanë konfirmuar një romancë mes tyre.

Ditën që u publikua skandali, Andi doli me deklaratën se ishin të detyruar të dilnin si çift, për shkak të kontratës që kishin firmosur. Në një pjesë të publikuar në rrjetet sociale nga një faqe e fansave të tyre, në kontratë ndër të tjera thuhet se në rast prishjeje të imazhit të emisionit, konkurenti detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 mijë eurosh.

Megjithëse, ende nuk është konfirmuar që kjo është kontrata e vërtetë për të cilën Andi shkruante në ‘instastory’.

Ende nuk dihet nëse ata do të jenë të detyruar të paguajnë ‘dëmin’ për prishje imazhi.

Në dy javët e fundit të qëndrimit të tyre në emsionin e dashurisë, ata vazhduan‘lojën’ sikur ishin të dashuruar dhe ishin gati të dilnin të njiheshin në privatësi. Me epitetet ‘nusja’ dhe ‘burri’ ata dolën nga emisioni, madje duke i dhënë llokume konkurentëve të tjerë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz andi shehi perputhen tea trifoni andi shehi perputhen tea trifoni

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 31 Janar 2021, 08:33

TIRANË– Prej dy ditësh i gjithë rrjeti është duke komentuar lidhjen e Tea Trifonit me Beart Rexhepin, dy ish-konkurentët e emisionit ‘Përputhen’. Ajo doli ...