Insights

Miqtë e mi shkojnë në udhë të vet’

30 Janar 2021, 16:43 Nga DOSJA
Miqtë e mi shkojnë në udhë të vet’

Unë shkoj në udhën time, miqtë e mi në të vetat,

Pavarësisht nga qëllimet, udhët për fat s’janë të njëjtat.

Petrit Ruka ecën në një shteg të ngushtë dhe këshillon plangprishësit,

Pertef Liçi ngre një shtëpi prej fjale dhe bën hesape me një fije kashte mbi llërën e tij të nxirë nga dielli.

Preç Zogaj pret armëpushimet mes betejave politike, megjithëse s’beson te armëpushimet,

Besnik Mustafaj lëshon një buzëqeshje diplomatike pas së cilës fsheh librat,

Elsa Ballauri shkon burgjeve e bën krushqi me gjakun tim,

Ali Aliu kërkon të fshehtat e fjalëve i gatshëm të paguaj çdo çmim,

Xhevahir Spahiu shkel shenjat e kuqe të vijave të bardha,

Bardhyl Londo nuk e gjen dot Itakën e vet, megjithëse është i bindur se vetëm Itaka mbetet,

Eqerem Basha nënqesh dhe përkthen heshtjet,

Ali Podrimja shtegëton me lumin e vet gjer në fundin e botës,

Milazim Krasniqi shkruan drama dhe rrit mjekrën për inat të mediokërve,

Basri Çapriqi fëshfërin si lisi në tokë të shëndetshme,

Liri Seitllari mendon pranverë e ndjen dimër në vete,

Agim Isaku zgjon me shkopin butaforik të parët,

Sabri Hamiti studion të vdekurit duke harruar të gjallët…

Të gjithë ecin në udhë të vet, duke më harruar mua.

Pikërisht se e dinë që nuk mund t’i harroj,

Pikërisht se e dinë që ende s’kam vdekur.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione ilirjan zhupa ilirjan zhupa

Sondazh

Poll

Insights 29 Janar 2021, 06:13

SPAK-ista behuni trima, “vetoni” politikën!

Ju kujtohet ne kohen kur po punohej per reformen ne drejtesi, politikanet e ne vecanti KM ishte kunder ngritjes se nje komisioni per te bere “vetingun” e politi...

Insights 28 Janar 2021, 19:35

Visaret e Kadaresë apo “kalcunjat e Ismailit”?

Para pak ditësh mediat përcollën një lajm periferik: Ismail Kadare kishte takuar një grup lexuesish në Kavajë. Binte në sy një detaj i vogël, por gjithsesi intr...

Insights 26 Janar 2021, 19:39

Për të mos vdekur nga MAFIA, z.Kryeministër!

E dëgjova Kryeministrin para gazetarëve të na thoshte: Merrni shembulll nga STOP-i dhe Fiksi! Medet, mendova! Paguajmë nga taksat tona një ngrehinë të tërë drej...

Insights 25 Janar 2021, 20:35

Momentumi i Albin Kurtit

U çmend dhe Liburni, mendova për një cast ndërkohë që ndiqja seancën parlamentare ku po votohej mocioni për rrëzimin e qeverisë Kurti. Ai që kishte ndarë...