Insights

VIDEO/ Ku mbetën 2 mijë dozat e miqve të Ramës? Si mburrej 2 javë më parë: Më keni mua kryeministër

27 Janar 2021, 12:07 Nga DOSJA
VIDEO/ Ku mbetën 2 mijë dozat e miqve të Ramës? Si mburrej 2

TIRANË– Më 11 janar, në kulmin e debatit politik në vend pas publikimit të një videoje ku ministrat e qeverisë Rama darkonin në restorantin luksoz të Nusretit (kuzhinierit turk me famë botërore), në Dubai, Shqipëria nisi vaksinimin. 975 dozat e para u sollën me vrap, nga ku ende s’dihet me siguri, por mjekët u rreshtuan për të marrë dozën e parë të mbrojtjes. I pari ndër ta, edhe kryeministri Edi Rama…

Por me kalimin e javëve, 2 lajme të këqija u mësuan

I pari, se Pfizer kufizoi shpërndarjen e për rrjedhojë, edhe procesi i sjelljes dhe vaksinimit në Shqipëri do të shtyhet.

I dyti se mjeku Pëllumb Pipero, edhe pse u vaksinua kundër COVID19, u infektua duke u bërë një nga rastet e rralla në Shqipëri e më tej.

Por është edhe një lajm i tretë, të cilin po jua japim tani. Teksa, dozat e vaksinës po aplikohen me pikatore, një tjetër zotim po shuhet pa bujë. Ditën kur solli vaksinat e një vendi mik, Rama tha se përvec 975 dozave të para, përveç 500 mijë dozave që u arrit marrëveshja me Pfizer, një kanal bilateral, mik me kryeministrin, do të sillte edhe 2 mijë doza të tjera.

“Kemi 975 vaksina, në javën e tretë vijnë 10 mijë doza nga Pfizer nga kompania, ndërkohë presim dhe 2 mijë doza të tjera nga ky vend mik. Do të vijmë dhe ne në kushtet kur do të kemi më shumë vaksina se kapacitet vaksinues në ditë, nëse Kosova është gati në fillim të pjesës tjetër do ia japim spitalin e Prishtinës”, tha Rama.

Ndësa më tej, nuk harroi të përmendte aftësinë e tij lypëse dhe vetësakrifikuese për vendin. “Vendi nuk e them dot sepse vetë vendi ka kërkuar konfidencialitet, edhe 3 vendet e tjera që ne jemi në diskutime e kërkojnë. Sepse nëse e bëjnë për Shqipërinë nuk duan që edhe vendet e tjera të kërkojnë të njëjtat gjëra. Pse e bëjnë vetëm për Shqipërinë? Një nga arsyet është se keni Ramën Kryeministër”, tha Rama.

VIDEO-DEKLARATA:

Sot, kur na ndajnë vetëm 4 ditë nga 1 shkurti dhe vaksinat e Pfizer duken me “vite dritë larg”, premtimi se jo vetëm që do të vaksinoheshin bluzat e bardha të Shqipërisë por edhe ato të Kosovës, është sa i paarritshëm edhe qesharak.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

factcheck factcheck edi rama vaksinimi ne shqiperi edi rama vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Insights 26 Janar 2021, 19:39

Për të mos vdekur nga MAFIA, z.Kryeministër!

E dëgjova Kryeministrin para gazetarëve të na thoshte: Merrni shembulll nga STOP-i dhe Fiksi! Medet, mendova! Paguajmë nga taksat tona një ngrehinë të tërë drej...

Insights 25 Janar 2021, 20:35

Momentumi i Albin Kurtit

U çmend dhe Liburni, mendova për një cast ndërkohë që ndiqja seancën parlamentare ku po votohej mocioni për rrëzimin e qeverisë Kurti. Ai që kishte ndarë...

Insights 22 Janar 2021, 16:48

Më fal, i miri Mil, më fal o njeri i madh

Sot ndesha përballë Milin, kushëririn tim. I mpakur,i dobët,i zverdhur,me vêshtirësi hiqte zvarrë ca këpucë tê rënda ushtarake. Jeta e tij një mallkim. Internua...

Insights 20 Janar 2021, 08:22

Politika pengon “paqen“ ekonomike Kosovë-Serbi

Prodhimet nga Serbia shtohen dhe janë dominuese në tregun e Kosovës prej dekadash. Serbia shet shumë më shumë se sa Kosova, por të dhënat e muajve të fundit, tr...