Insights

SPAK-ista behuni trima, “vetoni” politikën!

29 Janar 2021, 06:13 Nga DOSJA
SPAK-ista behuni trima, “vetoni” politikën!

Ju kujtohet ne kohen kur po punohej per reformen ne drejtesi, politikanet e ne vecanti KM ishte kunder ngritjes se nje komisioni per te bere “vetingun” e politikes! Ai dhe te tjere ne mbeshtetje te tij, mes tjerash thoshin qe “te bejme vetingun ne drejtesi dhe institucionet e reja te Drejtesise si SPAK-u ti bej vetingun politikes”! Sa bukur tingllon!! Por ne realitet cfare po ndodh, edhe pasi kane kaluar mbi 13 muaj nga ngritja e SPAK-ut, asgje ne kete drejtim! Per analogji ne Kroaci u hetua dhe denua ish-kryeministri vendit pasi u konstatua nje ore e shtrenjte qe mbante ne dore!

Mjaftoje kjo si indicje per te nis hetimet dhe me pas ai u denua edhe per gjera te tjerA! Po ne Shqiperi, cfare po behet, cfare presin keta “superprokuroret” me imunitete e mire paguar!?? Nje mik i mire, thote “qe presin te mbarojne zgjedhjet se e kane me lehte te merren me opoziten”! Nuk dua ta besoj, por sa me shume qe kalon koha po filloi te bindem qe kjo eshte e vertete! Se SPAK-u vazhdon te kete frike nga politikanet qe jane ne pushtet! Do Zoti nuk eshte e vertete se do zhgenjehen edhe ata pak skeptike qe vazhdojne te besojne te kjo strukture! Ne fakt une nuk po kerkoje qe “superprokuroret” te vezhgojne duart, kostumet apo edhe makinat qe levizin keta politikane, ne veçanti ministrat dhe ish-ministrat e Rilindjes keto 8 vite, por te verifikojne deklaratat e pasurise te deklaruara nga vet ata!

Nuk po kerkoje te thellohen qe te verifikojne ate pasurin qe kane ne emer te tjereve apo te padeklaruar si “Vilen” Spiropali apo e Ruçi ne Farke (komshinje me B.Haxhiun), se duhet pune dhe investigim disa mujore! Por ato qe kane deklaruar! Pasi nga nje analize artimetike te kryer nga BIRN e te botuar vetem pak dite me pare rezulton se 2/3 e ministrave kane probleme me pasurine! Pra “superprokuroret” nuk i pengon askush te nisin nje hetim kryesishte per keto fakte pasi procedurialishte ligji ia lejon te nisin hetimet edhe bazuar ne shkrimet e mediave!

Kjo i rrezon edhe justifikimin se nuk ka kallezim per keta individe dhe nuk ka indicje! Gjithashtu nuk mund te justifikohen si ne rastin e pergjimeve te “Ndraghetes” (edhe pse nuk qendron) qe duhet te dergojme leterporosi e te vijne materialet e te nisin hetime! Pra ekzistojne te gjitha kushtet ligjore per te nisur nje hetim ndaj ketyre fakteve, e jo vetem, mjafton vullneti dhe plotesimi i kushtit te vetem per te cilen edhe u perzgjodhet, te beheni trima! #HetoniPasurineEPolitikaneve#

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog flamur vezaj flamur vezaj

Sondazh

Poll

Insights 28 Janar 2021, 19:35

Visaret e Kadaresë apo “kalcunjat e Ismailit”?

Para pak ditësh mediat përcollën një lajm periferik: Ismail Kadare kishte takuar një grup lexuesish në Kavajë. Binte në sy një detaj i vogël, por gjithsesi intr...

Insights 26 Janar 2021, 19:39

Për të mos vdekur nga MAFIA, z.Kryeministër!

E dëgjova Kryeministrin para gazetarëve të na thoshte: Merrni shembulll nga STOP-i dhe Fiksi! Medet, mendova! Paguajmë nga taksat tona një ngrehinë të tërë drej...

Insights 25 Janar 2021, 20:35

Momentumi i Albin Kurtit

U çmend dhe Liburni, mendova për një cast ndërkohë që ndiqja seancën parlamentare ku po votohej mocioni për rrëzimin e qeverisë Kurti. Ai që kishte ndarë...

Insights 22 Janar 2021, 16:48

Më fal, i miri Mil, më fal o njeri i madh

Sot ndesha përballë Milin, kushëririn tim. I mpakur,i dobët,i zverdhur,me vêshtirësi hiqte zvarrë ca këpucë tê rënda ushtarake. Jeta e tij një mallkim. Internua...