Art&Argëtim

‘Kisha 17 ‘Glock’ tek koka’/ Shoku i Stresit tregon eksperiencën, e ‘shet’ burgun e Fushë Krujës si hotel me 5 yj

30 Janar 2021, 14:57 Nga DOSJA
‘Kisha 17 ‘Glock’ tek koka’/ Shoku i Stresit tregon

TIRANË– Cllevio Serbiano, miku i ngushtë i reperit Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka dalë nga burgu, dhe ka rrëfyer gjithë eksperiencën e tij. Në një video live në Instagram me reperin, i cili ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar, kanë përmendur me emra të gjithë ata që i kanë ndihmuar gjatë kohës kur kanë qënë në qelitë e burgut të Fushë Krujës. Serbiano përmend me emra disa që i cilëson si “gjuajtësa” të Fushë Krujës, miq të Stresit, ndërsa flet për kushtet e mira të qelive. 

PJESË NGA BISEDA: 

Stresi: E di pse të kanë kapur ty me sa kam kuptuar unë? Se nuk e pasur bandën e duhur! Edhe vetë ti e di…

Serbiano: E di po problemi është se edhe me bandën e duhur o lali. Me 17 Glock tek koka nuk ke ku shkon. Tani a ti dhashë provat me kamera nga burgu. Kur ti ke qënë në Fushë Krujë dhe unë në Fier, a ti kam dhënë provat nga burgu? Gjithmonë nga burgu kontakti. Mos na bëj të qajmë këtu. Ke të fala nga të gjithë. Tek burgu i Fushë Krujës direkt sa kam hyrë tek izolimi, ka qënë e mban mend…

Stresi: Mos përmend emra.

Serbiano: Gjujts ai, nga Fushë Kruja po rrinte në Tiranë. Problematik! Ai i pari më tha; më thanë je shoku i Arkimedit, ça të duhet ndonjë gjë?

Stresi: A të respektuan?

Serbiano: Lere ironinë ti… Zoti Biberi kishte kap drejtor, dhe shefa policie. E di kush më ka respektuar fort nga ti? Shef Mondi!

Stresi: Kryesori!

Serbiano: Ma lehtësuan burgun.

Stresi: Zotit Biberi iu ka rritur shumë audienca.

Serbiano: Po e di sa mirë ishte aty. Ku krahasohej me burgjet e Tiranës. Ti paske qënë i zgjuar shumë.

Stresi: A të kam thënë?

Serbiano: Nga Nesti ke shumë të fala. Nja dy gjuejtësa kryesorë të Fushë Krujës. Mu desh një muaj se ishte shumë relaks. 20 ditë burg i firmos se shkoj takoj çunat. Mëson pak tek burgu. Tani do dal serioz unë tani. S’do ketë më video live. O lali kur ta kap kallashin në dorë, kaq do dridhet krahu. Kupton apo jo? Tek Londra je tani ti?

Stresi: Po!

Serbiano: Po mbretëresha ku jeton?

Stresi: Tek pallati mbretëror.

Klevioli u arrestua disa javë më parë. Dosja.al publikoi dhe pamjet e momentit të arrestimit, ku shihej se si efektivët e policisë rrethuan mjetin ku ndodhej i riu. Arsyet e këtij arrestimi nuk dihen, por një ditë më parë, nga qelia ku ndodhej Klevioli i bëri thirrje Stresit teksa dëgjohej të thoshte: po bëj burgun tënd!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz cllevio serbiano stresi cllevio serbiano stresi

Sondazh

Poll