Art&Argëtim

ZYRTARE! Vdekjet e të moshurave nuk kanë lidhje me vaksinat, Agjencia e Barnave flet publikisht për rastet

29 Janar 2021, 21:50 Nga DOSJA
ZYRTARE! Vdekjet e të moshurave nuk kanë lidhje me vaksinat, Agjencia

BRUKSEL– Vaksina anti-COVID e kompanisë Pfizer nuk ka qënë shkaktarja e asnjë prej vdekjve që janë shënuar pas marrjes së dozave. Lajmi është konfirmuar ditën e sotme nga Agjencia Evropiane e Barnave.

“EMA” bëri me dije publikisht se kishte rishikuar të gjithë raportet e vdekjeve të pacientëve të moshuar në Norvegji dhe të vendeve të tjera, të cilët pas marrjes së dozës ndërruan jetë. Nga të dhënat u mësua se vdekjet e tyre nuk kishin asnjë lidhje me vaksinën. 

Sipas tyre, raportet sporadike të reaksioneve alergjike ndaj Pfizer, nuk shkuan përtej asaj që dihej tashmë lidhur me efektet anësore që mund të shkaktonin dozat. 

Vaksinimet anti-COVID në Bashkimin Europian filluan në fund të dhjetorit, disa javë pas Britanisë së Madhe. Pfizer, ishte kompania e parë që u miratua për t’u përdorur në Europë, dozat e të cilës u është dorëzuar të gjitha 27 vendeve të BE-së.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete agjencia evropiane e barnave vaksina e pfizer agjencia evropiane e barnave vaksina e pfizer

Sondazh

Poll