Nevina Shtylla dhe Fjoralba Ponari zhduken në mënyrë të mistershme nga ekrani, kush i largoj me stil dy vajzat
30 Janar 2021, 10:53Nga DOSJA
TIRANË -Me përfundimin e rubrikës “Beauty” në “E Diell”, Fjoralba Ponari vendosi të shkëputej nga ekrani. Gjatë një bisede me ndjekësit në “Instagram”, moderatorja tregoi se ka vendosur të bëjë një pauzë nga emisioni, por pa dhënë shumë shpjegime.
“Me përfundimin e ‘Beauty’ të dielën e ardhshme, kam vendosur të marr një pauzë. Si, qysh, tek, e zbulojmë në Q&A e ardhshme”, shkroi ajo.
Dje, teksa ishte e ftuar te “Shqipëria Live”, Fjoralba tregoi arsyen e shkëputjes. Ajo tha se ka nevojë të rigjenerojë idetë që të rikthehet fuqishëm.
“Me çfarë kemi biseduar me Edi Manushin, më ka thënë ‘do kesh gjithmonë një derë të hapur në ‘E Diell’’ dhe sigurisht me një projekt që unë do ndihem komode. Në këtë moment që po flasim, kam nevojë për një pauzë të rigjeneroj energjitë e mia dhe pse jo të mos kthehem më fuqishëm sesa gjatë këtyre 2 viteve. Këtë sezon nuk e mendoj një rikthim. Rrugëtimi im nuk mund të krahasohet në këtë moment që ne flasim me atë që kam qenë para 2 vitesh, sepse kam qenë totalisht pa eksperiencë. Tani jam rritur dhe kam kuptuar çfarë më qëndron më mirë në lëkurë si moderatore”, u shpreh Ponari.
Por duket se dhe prezantuesja tjetër e “E diell”, Nevina Shtylla është larguar në mënyrë të mistershme nga ekrani. Sipas burimeve pranë vajzave, “zhdukja” në mënyrë të papritur nga “E diell” e saj dhe Fjoralbës, në fakt, është një largim me stil që u është bërë nga drejtuesit. Në fillim, Nevina tha se ishte prekur me Covid-19, por s’vonoi shumë dhe zbuloi një tjetër arsye për shkëputjen nga televizioni.
Moderatorja pas një kohe të gjatë në televizion do të shkëputet për një periudhë të pacaktuar, thanë për gazetën “Panorama Plus” burime pranë saj. Nevina që drejtonte disa nga rubrikat më të rëndësishme emisionin ‘E diell’, së fundmi ka zbuluar se është infektuar me Covid-19 dhe kjo është arsyeja kryesore e shkëputjes, por jo e vetmja.
Nevina shprehet se tashmë shumica e simptomave kanë kaluar, i vetmi shqetësim që ka është humbja e shijes dhe nuhatjes. Por gjatë një komunikimi me ndjekësit në “Instagram”, pyetjeve nëse do të rikthehet në ekran ose jo, moderatorja iu përgjigj duke thënë se ka marrë pushimet, pasi do që t’i dedikojë pak kohë vetes së saj.
Megjithatë, ajo u shpreh se do të rikthehet në ekran shumë shpejt. Madje, pas kësaj periudhe rigjenerimi, Nevina mund të kthehet me ide dhe përgjegjësi të reja.
Dashi Ju duhet të vazhdoni t’i shikoni gjërat nga kënde të ndryshme. Dhurata juaj për të qenë fleksibël në interpretimet tuaja ju ka dhënë një reputacion për të...
BRUKSEL– Vaksina anti-COVID e kompanisë Pfizer nuk ka qënë shkaktarja e asnjë prej vdekjve që janë shënuar pas marrjes së dozave. Lajmi është konfirmuar d...
TIRANË– Blogerja Armina Mevlani ka renditur një më një të gjithë gjërat që vlerëson tek një mashkull. Me anë të disa postimeve në rrjetet e saj socia...
TIRANË– Konkurenti i “Për’puthen”, Elvisi, i njohur si ‘Loco’, ka reaguar pas fotove të bujshme të publikuara në rrjet, ku Tea shfaqet duke u puthur në buz...
TIRANË– Moderatorja Fatma Haxhialiu, e cila është edhe opinioniste në emisionin “Për’puthen”, ka reaguar pas fotove të bujshme në rrjet, ku Tea shfaqet duk...
SHBA– Reperi Martell DeRouen, i cili është edhe kushëriri i këngëtares Beyoncé është qëlluar për vdekje në banesën e tij.34-vjeari i njohur me emrin e art...
KOSOVË– Ish-konkurentët e “Për’puthen”, Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi duket se janë bashkë. Edhe pse Tea doli jashtë emisionit me konkurentin tjetër, Andin...
Aktori i njohur Neritan Liçaj është spikatur ndër vite për talentin e tij në karakteret e shumta që ka sjellë, por jo vetëm, dallon gjithashtu edhe për k...