Art&Argëtim

ME VIDEO: ‘U na marsh të keqen pra!’/ Ish-konkurenti i “Për’puthen” bën deklaratën diskriminuese, gazetarja Eriona

29 Janar 2021, 20:08 Nga DOSJA
ME VIDEO: ‘U na marsh të keqen pra!’/ Ish-konkurenti i

TIRANË– Debat në studion e “Shqipëria Live”, mes drejtueses së emisionit, Eriona Rusit dhe ish-konkurrentit të “Përputhen”, Panajot Karasanit. Ky i fundit ka bërë një deklaratë diskriminuese ndaj grave dhe vajzave gjatë emisionit, duke shkaktuar edhe reagimin e ashpër të gazetares.

“Zoti i ka krijuar gratë për të folur shumë e burrat për të treguar vepra,”-tha ai, ndërsa shtoi nuk i mungoi as kundërpërgjigjia me tone humori. Vetë gazetarja e ka publikuar në instagramin e saj momentin e kësaj “përplasje” që ndodhi live me të ftuarin duke shkruar: “S’ke faj ti që nuk të nxora nga studio e ta shihje veprën mirë”.

PJESË NGA INTERVISTA: 

 

Panajot Karasani: Nuk më pëlqejnë shumë fjalët. Sepse e kam thënë edhe aty që Zoti i ka krijuar gratë për të folur shumë dhe burrat për të treguar vepra.

Eriona Rusi: U na marrsh të keqen pra. Meqë i ka krijuar gratë për folur shumë. Kjo është diskriminuese shumë. Aq më tepër e dhënë live. Hiqi këto ide.

Panajot Karasani: Ishte për mirë.

Eriona Rusi: A ok!

Erjona Rusi në fakt njihet për qëndrimet e saj feministe dhe fushatat e shumta ndërgjegjësuese që ka realizuar ndër vite për të drejtat e vajzave e grave dhe kundër diskriminimit e dhunës ndaj tyre.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz eriona rusi panajot karasani eriona rusi panajot karasani

Sondazh

Poll