Bota

Norvegjia do të lehtësoj masat parandaluese anti-Covid, Ministri i Shëndetësisë: Infeksionet janë në rënie të vazhduesh

30 Janar 2021, 13:47 Nga DOSJA
Norvegjia do të lehtësoj masat parandaluese anti-Covid, Ministri i

NORVEGJI-Qeveria norvegjeze ka njoftuar se duke filluar nga data 3 shkurt do të lehtësoj masat parandaluese. Në një deklaratë për shtyp Ministri i Shëndetësisë Bend Houye ka thënë se do të fillojë duke lejuar hapjen e disa dyqaneve dhe rifillimin e disa aktiviteti në kryeqytet.

“Infeksionet janë në rënie të vazhdueshme në Norvegji dhe ne tani kemi një pamje më të mirë të përgjithshme të shpërthimit dhe përhapjes. Situata rreth kryeqytetit Oslo mbetet e pasigurt, megjithatë dhe hapja do të jetë graduale,”- ka thënë Houye.

Masat lehtësuese përfshinë hapjen e dyqaneve jashtë qendrave tregtare dhe restoranteve ku nuk do të lejohet të shërbehet alkool. Po ashtu, do të ketë disa lehtësime në mënyrën e mesimëdhëniesë në shkolla.

Që prej fillimit të pandemisë në Norvegji janë shënuar 62,575 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 564 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 ne norvegji koronavirusi në norvegji norvegji covid-19 ne norvegji koronavirusi në norvegji norvegji

Sondazh

Poll

Bota 30 Janar 2021, 12:27

BRITANI- Udhëheqësit evropianë janë tërhequr në mënyrë të bujshme në luftën e vaksinave pasi u takuan me zemërim mbi ofertën e rëndë për të bllokuar vaksinat në...