Bota

“Duam të drejtën e referendumit”/ Kurti: Nuk do të nisim një luftë të tretë Ballkanike për t’u bashkuar me Shqipë

30 Janar 2021, 13:04 Nga DOSJA
“Duam të drejtën e referendumit”/ Kurti: Nuk do të

KOSOVË- Albin Kurti, ditën e sotme gjatë gajtë një bashkëbisedim virtual me redaktorët e revistës politike të Oxford ka folur lidhur me bashkimin me Shqipërinë.

Në fjalën e tij ai ka thënë se Kosova duhet ta ketë të drejtën e referendumit, duke theksuar se vendi nuk do të hyjë në një luftë të tretë ballkanike për të arritur bashkimin me Shqipërinë dhe krijimin  e Shqipërisë së Madhe. Ish-kryeministri dhe kreu i Vetëvendosjes, tha se nuk është i gatshëm që të hyjë në dialog për të kompensuar Serbinë, pasi pavarësia e vendit ishte një e drejtë e kombit shqiptar.

Ndër të tjera ai ka komentuar edhe përplasjen në distancë mes Haradinajt dhe Vuçiç duke thënë se lotët në fytyrën e këtij të fundit nuk janë lot të serbëvë të zakonshëm por lotë të Serbisë si shtet që e ka humbur Kosovën.

“Kushtetuta e Kosovës thotë që Kosova nuk mund të bashkohet me ndonjë shtet tjetër. Serbët, boshnjakët e të tjerë janë qytetarë të Kosovës, por kur Serbia dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës, atëherë Kosova është shtet i dobët për t’u konfrontuar me hegjemoninë e Serbisë. Serbia dëshiron që të krijojë Serbinë e Madhe pasi që Beogradi u bën presion serbëve nëpër shtete të Ballkanit të mos integrohen. Ne duam të kemi të drejtën e referendumit, ne nuk duam të shohim ndonjë formë të dhunës për tu bashkuar. Kosova duhet ta ketë të drejtën për referendum jo domosdo që të bashkohemi me Shqipërinë por të kemi të drejtën e referendumit. Nëse bëhet në formë paqësore dhe demokratike atëherë po bashkim me Shqipërinë dhe do ta respektojmë rezultatin por në asnjë mënyrë ne nuk do të nisim një luftë të tretë ballkanike në mënyrë që bashkohemi me Shqipërinë. Në mars 2020, ne filluam me një mbyllje por ish-presidenti dëshironte të shpallte gjendje emergjente dhe ai dëshironte që të merrte kompetencat e drejtimit të shtetit në dorën e tij. Ai dëshironte fuqi për të shndërruar Kosovën nga Republikë Parlamentare në Republikë Presidenciale. Ai mendoi se është mbret, imagjino sikur Mbretëresha Elizabeta t’i bëjë thirrje policisë në Britani për të mos u bindur urdhërave të kryeministrit Johnson. Unë mendoj se ne duhet të jemi të sinqertë për të pasur një marrëveshje të qëndruar, ne duhet të bëjmë kërkesa ndaj njëra-tjetrës. Serbia ka disa kërkesa për Kosovën edhe ne gjithashtu dhe t’I vendosim në tavolinë kërkesat tona për të pasur një dialog të drejtë. Ne duhet t’i rishikojmë 33 marrëveshjet paraprake me Serbinë, pra marrëveshjet nuk zbatohen. Duhet ta mbyllim atë kapitull në mënyrë që të vazhdojmë përpara. Unë jam gati për të dëgjuar nevojat dhe kërkesat për serbët e Kosovës ata janë bashkëqytetarë të mi, por më duhet të them që nuk jam gati për të hyrë në një projekt ku ne duhet të kompenzojmë Serbinë për humbjet që i ka shkaktuar në Kosovë. Lotët në fytyrën e Vuçiqit nuk janë lot të serbëvë të zakonshëm por lotë të Serbisë si shtet që e ka humbur Kosovën. Negociatat në dialog janë diçka që njerëzit duhet të jenë përfitues, dhe jo politikanët. Ne duhet të ndihmojmë njerëzit”, tha Kurti.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albn kurti fushata elektorale ne kosove zgjedhjet e parakoheshme ne kosove albn kurti fushata elektorale ne kosove zgjedhjet e parakoheshme ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 30 Janar 2021, 12:27

BRITANI- Udhëheqësit evropianë janë tërhequr në mënyrë të bujshme në luftën e vaksinave pasi u takuan me zemërim mbi ofertën e rëndë për të bllokuar vaksinat në...

Bota 29 Janar 2021, 22:03

SHBA– Kompania farmaceutike Johnson & Johnson bëri të ditur sot se vaksina e saj, e cila merret me një dozë të vetme, ishte 72% efektive në parandalimin e C...