Bota

Reagimi i Vetëvendosje në Vushtrri, Halili: Koalicionin e prishi Isa Mustafa

30 Janar 2021, 13:24 Nga DOSJA

KOSOVË-Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ditën e djeshme ka ndërprerë bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje në qytetin e Vushtrrisë. Lajmi u konfirmua nga kryetari i komunës nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri, i cili ka thënë se arsyeja e këtij vendimi, është mos rënia dakord me LVV-në për disa vendime në komunë, duke përfshirë edhe votimin e Planit për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë.

Ndërkohë, ditën e sotme ka reaguar dhe ish-drejtori i Drejtorisë së Ekonomisë, bujqësisë dhe zhvillimit rural, Miral Halili. Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se argumentet e prezantuara nga Xhafer Tahiri për mosvotimin e ‘Planit për Rimëkëmbje Ekonomike’ të Vushtrrisë janë krejtësisht të paqëndrueshme.

Gjithashtu, në postimin e tij ai ka thënë se insistimi i Tahirit për të monopolizuar proceset e prokurimit dhe mbikëqyrjes ishin të dyshimta dhe sipas tij ata e kanë paralajmëruar disa herë, por asgjë nuk ka ndryshuar. Po ashtu ai ka thënë se ky vendim është shkas i një përcaktimi të mënjëhershëm, jo nga Tahiri, por nga niveli qendror i LDK-së dhe kryetari Isa Mustafa.

REAGIMI I LVV-së:

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri sqaron opinionin publik lidhur me vendimin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri për shkëputjen e koalicionit. Dallimet tona të vazhdueshme dhe insistimi i Kryetarit Tahiri për të monopolizuar proceset e prokurimit dhe mbikëqyrjes ishin të dyshimta. Ne e kemi paralajmëruar atë disa herë dhe i kemi dhënë rastin të përmirësohet, por ndodhi e kundërta. Argumentet e prezentuara nga Xhafer Tahiri kinse për mosvotimin e ‘Planit për Rimëkëmbje Ekonomike’ të Vushtrrisë janë krejtësisht të paqëndrueshme. Ky votim është vetëm shkas i një përcaktimi të mënjherëshëm, madje jo nga z. Tahiri, por niveli qendror i LDK-së e kryetari Isa Mustafa. Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka mbështetur unanimisht ndarjen e mjeteve për këtë projekt dhe ka mbështetur të gjitha procedurat administrative që të kemi një plan të vërtetë, ashtu sipas kontratës, operatori ekonomik, do të duhej të përgatiste së paku 10 projekte të detajuara zhvillimore, me të cilat komuna jonë do të aplikonte në ministritë e linjës dhe tek donatorët e brendshëm dhe të jashtëm, në shërbim të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe lehtësimit të jetës së qytetarëve. Në seancën e djeshme, Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkoi që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për një mbledhje të radhës, ku ‘Plani i Rimëkëmbjes’ do të plotësohej me projektet për të cilat Komuna ka paguar 140.000 €, dhe jo të vinte një material gjysmak, pa përmbajtje konkrete, ku “projektet” paraqiten me pak fjalë, pa asnjë detaj dhe vetëm si koncepte, kryesisht të marrura copy-paste, pa asnjë analizë profesionale. Kjo tendencë për të kaluar këtë plan me nguti dhe pa analizë, për Lëvizjen VETËVENDOSJE! – Qendra Vushtrri e bën tejet iniciativë të dyshimtë. Kësisoj ne i bëjmë thirrje Prokurorisë së Shtetit të hetoi këtë çështje! Kërkesa jonë ishte parimore dhe e drejtë: parat e paguara nga buxheti komunal, të mos paguhen në projekte të cilat nuk përmbushin as minimumin e asaj për çfarë janë kontraktuar. Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk do t’i braktis asnjëherë dhe për asnjë moment qytetarët dhe interesat e tyre, por nëse kryetarit Tahiri i ka penguar kërkesa jonë për shqyrtim të mirëfilltë dhe transparenca për këtë plan atëherë problemi qëndron diku tjetër. Puna parimore, transparente, e përgjegjshme dhe llogaridhënëse para qytetarëve do të jenë përherë primare për mënyrën tonë të qeverisjes. Nga këto nuk mundemi dhe nuk do të heqim dorë asnjëherë.

Postimi i plotë: 

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove miran halili xhafer tahiri kosove miran halili xhafer tahiri

Sondazh

Poll

Bota 30 Janar 2021, 12:27

BRITANI- Udhëheqësit evropianë janë tërhequr në mënyrë të bujshme në luftën e vaksinave pasi u takuan me zemërim mbi ofertën e rëndë për të bllokuar vaksinat në...