Bota

Protestat në Rusi, gjykata dënon me 2 muaj burg vëllain e Navalnyt dhe mbështetësit e tij të arrestuar pak ditë më parë

30 Janar 2021, 10:34 Nga DOSJA
Protestat në Rusi, gjykata dënon me 2 muaj burg vëllain e

RUSI– Një gjykatë në Moskë ka dhënë masën e arrestit shtëpiak për dy muaj ndaj vëllait të Aleksei Navalnyt dhe disa ndihmësve të tij, teksa autoritetet po mundohen të prishin planet për protesta mbarëkombëtare gjatë fundjavës, lidhur me trajtimin e Navalnyt.

Navalny, një kritik i zëshëm i Kremlinit, gjendet në burg, pasi u arrestua në një aeroport të Moskës menjëherë pasi mbërriti nga Gjermania.

Vendimi i fundit ndaj bashkëpunëtorëve të Navalnyt më 29 Janar, vjen pasi policia në Moskë ka njoftuar se planifikon të kufizojë lëvizjet në kryeqytetin rus dhe të mbyllë shtatë qendra të metrosë, me qëllim që të përgatitet për protesta të paautorizuara dhe që sipas autoriteteve janë të ndëshkueshme.

Navalny dhe bashkëpunëtorët e tij kanë planifikuar protesta më 31 Janar, pas mbajtjes së protestave fundjavën e kaluar në dhjetëra qytete të Rusisë. Në protestat e javës së kaluar, pothuajse 4,000 protestues u arrestuan. Në Moskë, protestat janë parë të mbahen në Sheshin Lubyanka, që gjendet në afërsi të selisë së Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), ku ka edhe zyrat administrata presidenciale.

Më 29 Janar, një gjykatë në Moskë vendosi masën e arrestit shtëpiak deri më 23 Mars për Oleg Navalnyn, që është vëllai i Aleksei Navalnyt dhe ndaj avokatit të tij, Lyubov Sobol dhe Oleg Stepanov, që është koordinator i Fondacionit anti-korrupsion të kritikut të Kremlinit.

Po ashtu, nën arrest shtëpiak për dy muaj është vendosur edhe anëtarja e grupit Pussy Riot, Maria Alyokhina dhe Anastasia Vaislyeva, që është kryetarja e Sindikatës së doktorëve. Të gjithë të arrestuarit janë akuzuar për shkelje të masave kufizuese që janë vendosur për ta luftuar pandeminë.

Po ashtu, në mungesë është dënuar edhe bashkëpunëtori i ngushtë i Navalnyt, Leonid Volkov, për shkak të thirrjeve që ai u ka bërë adoleshentëve që të marrin pjesë në protesta, thanë autoritetet.

Aleksei Navalny u arrestua më 17 Janar, pasi arriti në Rusi nga Gjermania, ku ishte trajtuar për helmim me agjentin nervor, Novichok. Për helmimin, Navalny  ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, por këto akuza janë hedhur poshtë nga Kremlini.

Marrë nga REL.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota arrestimi i alexei navalny arrestimi i alexei navalny

Sondazh

Poll

Bota 29 Janar 2021, 22:03

SHBA– Kompania farmaceutike Johnson & Johnson bëri të ditur sot se vaksina e saj, e cila merret me një dozë të vetme, ishte 72% efektive në parandalimin e C...

Bota 30 Janar 2021, 06:43

Serbët e Kosovës, për vaksinë në Serbi

SERBI- Luba Maksimoviq nga komuna e Graçanicës afër Prishtinës është një nga rreth 300 njerëzit nga Kosova që u vaksinuan kundër koronavirusit në 29 jana...