Politike

“Opozita nuk është monopol”/ Hajdari: Basha të kërkojë falje për djegien e mandateve, i detyroi njerëzit të

30 Janar 2021, 07:23 Nga DOSJA
“Opozita nuk është monopol”/ Hajdari: Basha të

TIRANË- Deputetja, Rudina Hajdari, mbrëmjen e djeshme ka thënë se se vendimi për të mos e djegur mandatin ka qenë një nga vendimet më të mira që ka marrë në jetë

E ftuar në emisionin “Java në RTSH”,ajo ka konfirmuar se do të kandidojë në Elbasan teksa shtoi se PD e ka lënë elektoratin e djathtë të papërfaqësuar në pushtetin legjislativ dhe atë lokal. E pyetur nëse opozita parlamentare është shtojcë e qeverisë, Hajdari ka thënë se opozita nuk është monopol, duke shtuar se sistemin mund ta ndrsyhosh vetëm duke qenë brenda tij.

“Vendimi që mora duke mos djegur mandatin është nga më të mirat që kam marrë në jetë. Sepse të djegësh mandatet është jo demokratike. Ato i jep populli dhe duhet t’u përgjigjesh atyrë. Atë që bëri PD është një precedent i paparë në të gjithë botën. Asaj partie nuk i takonte kur e mendon se si është themeluar dhe sa njerëz kanë derdhur djersë për zhvillimin e kësaj force. Opozita nuk është monopol. Sistemin mund ta ndryshosh vetëm duke qenë brenda tij. Sot, askush nuk e merr përgjegjësinë për djegien e mandateve, pra për atë vendim të shpejtuar. Ndodh ndonjëherë që një kryetar partie të marrë një vendim të gabuar dhe është në dorën e populit të ta falë. Por të marrësh këtë vendim ku nuk merr pjesë në zgjedhje lokale, i bie që ti i detyron njerëzit të votojnë vetëm në një kandidat. Por ajo që është e rëndësishme është se si përkthehet kjo në terren” – tha Rudina Hajdari.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari rudina hajdari

Sondazh

Poll