Aktualitet

Plagosën rëndë 57-vjeçarin në Ballsh dhe e lanë të shtrirë përtokë, arrestohen 3 autorët

29 Janar 2021, 20:18 Nga DOSJA
Plagosën rëndë 57-vjeçarin në Ballsh dhe e lanë

MALLAKASTËR– Policia e Mallakastrës ka zbardhur plagosjen e mbrëmjes së kaluar në lagjen “5 Shkurti”. Policia bën me dije se në pramga kanë rënë 3 persona, pasi janë identifikuar se kanë qenë autorë të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, policia ka arestuar në flagrancë,  F. Z., 42 vjeç; F. A., 53 vjeç dhe F. M., 44 vjeç të tre banues në Mallakastër.

Ndërkohë, 57-vjeçari, Pelivan Sinanrrupaj, ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Nga informacionet e siguruara në rrugë policore dhe pas punës hetimore e profesionale, Policia zbardhi ngjarjen, identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisatiatin e Policisë Mallakastër tre shtetasit të cilët pas një konflikti të çastit për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht 57-vjeçarin. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasit F. Z., 42 vjeç; F. A., 53 vjeç dhe F. M., 44 vjeç të tre banues në Mallakastër. Shtetasi P. S., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, në qytetin e Ballshit, ku është konstatuar i shtrirë përtokë në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasi Pelivan Sinanrrupaj, 57 vjeç.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 persona ne mallakaster arrestohen 3 persona ne mallakaster

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2021, 17:56

Gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen e saj kundër kërkesës së Inspektorit të ...