Aktualitet

FOTOT: ‘Nami’ në Itali me përgjimet e NDRAGHETA-s! Prokurorët shqiptarë në ‘gjumë’, dyqani i ‘Princit’ ende i

29 Janar 2021, 19:03 Nga DOSJA

TIRANË– “Gallo Albania”, dyqani në pronësi të Antonio Gallos, në rrugën Pjetër Bogdani, vijon të qëndrojë i hapur. Me një licensë ende aktive, dyqani vijon punën normalisht i pashqetësuar as nga tatimorët dhe as nga hetuesit e SPAK.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Syri.net, puna në biznesin e “Princit” vijon si normalisht, edhe pse vetë Gallo është përmendur në përgjimet e Ndragheta-s. 

Prokuroria e thotë se pas 1 viti vizitash dhe bisedimesh me njëri-tjetrin për investime në Shqipëri ato dështuan totalisht. Janë konkluzione të prokurorisë italiane. Investimi në Shqipëri, Gallo Albania shiti në 2018 4 mln lekë mall dhe doli me humbje,”-tha Rama në konferencën e pak ditëve më parë, por mesa duket e ka gabim. Edhe pse me humbje dyqani, i vendosur në zemër të një prej zonave më të frekuentuara të Tiranës, qëndron ende hapur. 

Vetëm pak ditë më parë, Dosja.al solli në një artikull detaje lidhur me “Gallo Albania”, biznes në pronësi “Princit” dhe një shqiptari, Henrik Baçi, të cilët zotërojnë secili nga 50% të aksioneve. 

Po kush është Antonio Gallo?

“Princi” Antonio Gallo rezulton që të ketë në Itali karburante me emrin Gallo dhe një kompani për parandalimin e aksidenteve në Sellia. Për prokurorin publik të Catanzaro Nicola Gratteri që po ndjek dhe operacionin “Profil i Ulët” në Crotone, Gallo është një njeri i paskrupullt.

Antonio Gallo është përcaktuar nga vetë ‘të mëdhenjtë’ si “karta e egër”, domethënë, që është i aftë për të regjistruar “të nominuar” dhe për të organizuar një sërë aktivitetesh mashtruese, por edhe për të marrë informacione konfidenciale.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet antonio gallo ndragheta ne shqiperi antonio gallo ndragheta ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2021, 17:56

Gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen e saj kundër kërkesës së Inspektorit të ...