Aktualitet

SUPER LAJM/ Ilir Alihmehmeti shpërndan STUDIMIN izraelit për vaksinën Pfizer- BionTech

29 Janar 2021, 19:00 Nga DOSJA
SUPER LAJM/ Ilir Alihmehmeti shpërndan STUDIMIN izraelit për

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti, ditën sotme ka publikuar studimin izraleit në lidhje me vaksinën kundër Covid-19, që është krijuar nga Pfizer dhe BionTech. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, mjeku thotë se vaksina BNT162b2 (PfizerBionTech) ka efektivitet 51% kundër infeksionit nga SARS-CoV-2 nga 13 deri në 24 ditë pas dozës së parë. Ndërkohë ka shtuar se për të rritur mbrojtjen duhet të merret dhe doza e dytë.

Postimi i plotë : 

Super lajm i mirë miqtë e mi!

Super rezultate nga fushata e vaksinimit anti-COVID-19 në Izrael!

Të dhënat e terrenit të sapo janë publikuar pasi janë punuar nga Universiteti i Tel Avivit, Izrael. Në total u studiuan:

503.875 individë (moshë mesatare 59.7 vjeç);

351.897 u ndoqën 13-24 ditë pas vaksinimit (një dozë).

Incidenca kumulative e SARS-CoV-2 ishte:

0.57% (2.484 individë) gjatë ditëve 1-12, dhe

0.27% (614 individë) gjatë ditëve 13-24 pas vaksinimit.

Reduktimi relativ i riskut në total ishte 51.4%.

Ulja e qartë e incidencës bëhej evidente pas ditës së 18-të nga doza e parë.

Reduktimi relativ i riskut më në detaj ishte:44.5% te moshat mbi 60 vjeç,

50.2% te individët më të rinj,

50.0% te femrat, dhe

52.1% te meshkujt.

Autorët dalin në përfundimin se:

Vaksina BNT162b2 (PfizerBionTech) ka efektivitet 51% kundër infeksionit nga SARS-CoV-2 13-24 ditë pas dozës së parë të vaksinës. (Nivel shumë i afërt me deklarimin e vetë Pfizer, pra 52.0%)

Për të rritur më tej mbrojtjen, doza e dytë është e detyrueshme.

Super lajm!

Vaksina funksionon në popullatë!

❗ NUK DUHET HUMBUR KOHË!

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vakisna kunder covid-19 vakisna kunder covid-19

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2021, 17:56

Gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen e saj kundër kërkesës së Inspektorit të ...