Aktualitet

E rëndë në Tiranë! Zbulohen DETAJE, 73-vjeçarja nga Vlora jetonte në bodrum, qeranë ia paguante një shoqatë, pas 6 muaj

29 Janar 2021, 15:56 Nga DOSJA
E rëndë në Tiranë! Zbulohen DETAJE, 73-vjeçarja nga

TIRANË– Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë! Një 73-vjeçare, është gjetur e dekompozuar pas 6 muajsh në banesën e saj në Tiranë. Dosja.al publikoi ditën e djeshme denoncimin e qytetarit, i cili kishte kapur edhe pamje nga transportimi i saj në morgun e qytetit me anë të një autoambulancë.

Mësohet se e moshuara jetonte në një apartamant në bulevardin ‘Gjergj Fishta’, pranë një picerie. Ajo ishte strehuar në bodrumin e pallatit, hapësirë e cila ishte konvertuar në një aparatament, ku Neriban Makri, jetonte e vetme prej kohësh.

73-vjeçari Marki, e pamartuar nga Vlora, jetonte me qera në apartament, ndërsa pagesa mujore i bëhej nga një shoqatë, emri i të cilës ende nuk është bërë me dije. Pas shkëputjes së pagesës mujore, qiradhënësja kishte shkuar në apartament për ta kontrolluar, por kishte gjetur pas divanit të dekompozuar të moshuarën. 

Nga veprimet e kryera rezultoi se kufoma ka ndërruar jetë para rreth 6 muaj, për shkaqe natyrale. Ndërsa banorët e tjerë të pallatit janë ankuar se prej kohësh kishin telefonuar Policinë e Shtetit për erën e rëndë që vinte nga bodrumi, por askush nuk kishte ardhur për kontroll.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet neriban makri tirane vdes e moshuara ne shtepi neriban makri tirane vdes e moshuara ne shtepi

Sondazh

Poll