Aktualitet

Shtyhet sërish seanca për dosjen e bujshme 184, avokati i PD: Personat nën hetim kanë funksionuar si grup i strukturuar krim

29 Janar 2021, 14:42 Nga DOSJA
Shtyhet sërish seanca për dosjen e bujshme 184, avokati i PD: Personat

DIBËR– Seanca e radhës për dosjen 184 është shtyrë. Shkak për shtyrjen e kësaj seance është bërë një kërkesë e Partisë Demokratike për përjashtimin e gjyqtares, pasi sipas tyre ajo është e njëasnshme. Sot pritej që gjykata të vendoset nesë dosja do të kalonte për gjykim, apo do ti kërkohej prokurorisë të kryente veprime të tjera hetimere.

Avokati Indrit Sefa në cilësinë e përfaqësuesit të Partisë Demokratike  tha se dosja duhet të trasnsferohet në SPAK për shkak se të pandehurit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal.

PD kërkon që çështja të shkojë në GJKKO që duhet ta vendosë. Prokurori në nëntor 2020 ka bëri edhe ndryshimin e cilësimit të veprës penale, për disa të pandehur. Të gjithë këta persona në hetim kanë funksionuar si grup i strukturuar kriminal. Ndaj nuk mund të jetë kompetente gjykata e Dibrës”, u shpreh Sefa.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dosja 184 dosja 184 ne diber indrit sefa dosja 184 dosja 184 ne diber indrit sefa

Sondazh

Poll