Bota

Verifikonte nëse Gallo po përgjohej me anë të ‘çimkave’, del para gjykatës Glenda Giglio dhe merret në pyetje, siguro

29 Janar 2021, 06:54 Nga DOSJA
Verifikonte nëse Gallo po përgjohej me anë të

ITALI– Glenda Giglio e bija e sipërmarrësit krotonez Gennario Giglio, ish-ortak në biznes me politikanin e këshilltarin komunal të Katanzaros Tommaso Brutti, që është përfshirë në skemën e korrupsionit prej 250 milionë euroshe bashkë me klanin Ndrangheta, do të merret sot në pyetje.

Catanzaroinforma.it shkruan se sot, përballë grupit hetimor do të dalë Giglio, Presidentja e Konfindustrisë rinore të Krotones, një nga personazhet në lidhje të ngushtë me Antonio Gallo, “princin” e Ndranghetas që menaxhonte paratë e mafias kalabreze në Itali e Shqipëri.

40-vjecarja Giglio, një nga të arrestuarit e operacionit ‘Profili i Ulët’, nga ku përgjimet zbuluan edhe përfshirjen e “Ndranghetas” në Shqipëri. ajo akuzohet se kujdesej për sigurinë e Gallos dhe shumë herë verifikonte nëse në banesat e  Antonio Gallo ishin vendosur “çimka” për tu përgjuar nga policia.

“Ishte të përgatiste e të garantonte dokumentacionin për kalimin e sipërmarrjeve fantazmë në pronësi të shtetasve shqiptarë apo dhe krijimin e kompanive të reja po në pronësi të shtetasve shqiptarë duke u ndihmuar nga noteri Roço Guglielmi i cili injoronte kontrollin e detyruar të akteve publike,”- shkruhet në dosjen e prokurorisë për të arrestuarën që do të merret në pyetje.

Presidentja e Konfindustrisë Italiane përmes biznesit të saj i garantonte Antonio Gallos njohjet e lidhjet e sipërmarrësit e territorit vendas dhe jo vetëm. Ajo tashmë ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Konfindustrisë rinore dhe po përballet me drejtësinë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni glenda giglio ndrangheta ne shqiperi glenda giglio ndrangheta ne shqiperi

Sondazh

Poll