Art&Argëtim

Shkencëtari britanik SHOKON botën: Pas Covid-19 na pret një pandemi tjetër më e rrezikshme

28 Janar 2021, 16:19 Nga DOSJA
Shkencëtari britanik SHOKON botën: Pas Covid-19 na pret një

BRITANI- Shkencëtar britanik Mark Woolhouse, ka shokuar botën me deklaratën e që ka dhënë së fundmi.

Sipas medive të huaja, profesori ka thënë se një tjetër ‘Sëmundje X’, që shkakton pandemi, mund të vijë shumë shpejt. Ndër të tjera ai ka thënë se është e vështirë të thuash se kur mund të shfaqet një sëmundje e tillë dhe mekanizmi i saktë se si shfaqet është gjithmonë i paparashikueshëm. 

Ndër të tjera ai ka thënë se ekziston një varg i tërë virusesh të tjerë për të cilët duhet të keni kujdes.

Woolhouse tregoi se si ai dhe disa kolegë bënë që Organizata Botërore e Shëndetësisë të shtonte diçka të quajtur Sëmundja X në listën e saj të sëmundjeve përparësore katër vjet më parë.

‘Ne menduam se pandemia tjetër në zhvillim mund të jetë një virus për të cilin as nuk e dimë akoma, sinqerisht menduam se ishte skenari më i mundshëm.’- tha ai. 

Çfarë është Sëmundja X?

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ‘Sëmundja X’ përfaqëson njohurinë që një epidemi serioze ndërkombëtare mund të shkaktohet nga një patogjen.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete mark woolhouse mark woolhouse

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 28 Janar 2021, 11:51

TIRANE- Në 85-vjetorin e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, del nga shtypi edhe libri më i ri për të, “Kohë për rrëfim” nën logon e botimeve “Onufri”. Kadare v...

Art&Argëtim 28 Janar 2021, 11:16

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë sot gjigantin e letërsisë shqipe Ismail Kadare, në 85-vjetorin e tij të lindjes. Në një status në rrjete...