Politike

Përgjimet e antimafies italiane/ Balla: Organizata kriminale nuk ka depërtuar në Shqipëri, nuk përmendet emër politikani.

27 Janar 2021, 21:39 Nga DOSJA
Përgjimet e antimafies italiane/ Balla: Organizata kriminale nuk ka

TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste ka reaguar në lidhjeme për përgjimet e antimafies italiane,që zbuluan edhe lidhje të saj në Shqipërinë. 

I ftuar në emisionin “RealStory”, Balla ka thënë se organizata kriminale e Ndragehtës nuk ka depërtuar në Shqipëri, dhe se në përgjime nuk përmendet asnjë emër politikani.  Ndër të tjera ai  thënë se drejtësia të bëjë punën që i takon. 

“Nuk kam lexuar 2000 faqet e materialit. Prokurori italian ka arritur në konkluzionin se organizata mafioze nuk ka depërtuar në Shqipëri. Nuk përmendet asnjë emër në përgjime, që të jetë funksionar i lartë shtetëror i PS-së. Nuk bëj dot asnjë aludim. Duket si filmi Oktapodi, janë pushuar hetimet që organizata kriminale të ketë investuar qoftë 1 dollar. Basha vazhdon të bëjë rolin e të mbyturit, që kërkon të kapet pas gjethes. Drejtësia të bëjë punën e vet”, tha Balla.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike taulant balla taulant balla

Sondazh

Poll