Politike

Sondazhi i BATON HAXHIUT, analisti përplaset me Artan Hoxhën: 50% e shqiptarëve s’u prekën nga COVID as pandemia, Fevz

27 Janar 2021, 22:02 Nga DOSJA
Sondazhi i BATON HAXHIUT, analisti përplaset me Artan Hoxhën: 50% e

TIRANË– Kur kanë mbetur më pak se 100 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të 25 Prillit, sondazhet e shumta të realizuara nga kompani të ndryshme janë publikuar në media, duke nxjerrë favoritë subjekte të ndryshme. Analistët Baton Haxhiu dhe Artan Hoxha janë përplasur me njëri-tjetrin, në studio lidhur me të dhënat e anketimit, duke u ndalur në disa pika. 

PJESË NGA BISEDA:

Fevziu: Sondazhi yt e nxjerrë PS fitues

Baton Haxhiu: Kur i heq të papërcaktuarit e sondazhit. I jap të drejtë t’i heq dhe ta lë rezultatin ashtu siç është.

Fevziu: Batoni e ka bërë në gusht. Ti thua që PS e votojnë 62%, PD 30%. E beson vetë?

Baton Haxhiu: Unë e besoj, por nuk janë të papërcaktuarit.

Fevziu: Batoni pretendon se janë 30% të papërcaktuarit.

Baton Haxhiu: Kur është bërë sondazhi në gusht, 54% kanë dalë se kanë qënë votues të PS.

Artan Hoxha: Gjendja juaj pas 12 muajsh. Si është gjendja ekonomike pyeteshin. 50% kanë dhënë që gjendja jonë është njësoj si para 12 muajsh. Nuk ma merr mendja Baton, nga tërmeti dhe COVID. Në çdo sondazh që është bërë, gjendja është përqetësuar.

Fevziu: Hajde me shkop këtu, hajde me shkop.

Baton Haxhiu: Realisht Edi Rama në këtë moment shikoni të gjitha sondazhet, është shumë larg jo vetëm prej një lideri, por prej të treve bashkë.

Fevziu: Mbi ç’bazë Baton?

Hoxha: Në qoftë se 50% janë jo më keq se ç’kanë qenë para një viti natyrisht, që kështu do dalin, janë të lumturit e Edi Ramës.

Haxhiu: Artan ti e din që mirëqenia është objektive, pakënaqësia është subjektive.

Hoxha: Pasi kanë kaluar tërmet dhe pandemi 50% janë njësoj, as më mirë dhe as më keq, s’ka mundësi. Me një pyetje e ke gjithë sondahzin tënd në erë. Po gjysma juaj as i ka gjetur gjë as nga tërmeti as nga Covidi.

Haxhiu: Nëse qeveria është angazhuar mirë….

Hoxha: Ore ti pate në mars prill, maj, bllokim ekonomik. Pastaj u rritën shifrat e pandemisë dhe nuk pate turizëm.

Ndërsa më pas vijoi me mbrojtjen e argumentit të tij për mirëqënien e shqiptarëve, duke shtuar se panelistët e tjerë nuk kishin kujtesë se çka ndodhur në korrik-gusht në vendin tonë.  

Duhet me pas kujtesë me kujtu çka ndodh. Në korrik dhe gusht ka qënë e jashtëzakonshme. Lëvizjet e njerëzve e kanë pasur një shpërthim pas mbylljes,”-shtoi Haxhiu.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artan hoxha baton haxhiu artan hoxha baton haxhiu

Sondazh

Poll