Aktualitet

‘Ndragheta’/ Biseda me prokurorin italian, gazetarja Alba Kepi: Hetimet vazhdojnë, ja pse do përdorej dyqani nga &

26 Janar 2021, 21:18 Nga DOSJA
‘Ndragheta’/ Biseda me prokurorin italian, gazetarja Alba Kepi:

TIRANË– Gazetarja shqiptare në Itali, Alba Kepi ka deklaruar se hetimet vazhdojnë për skandalin e Ndraghetës. E ftuar në “A Show”, ajo tha se ka komunikuar me prokurorin italian Nicola Gratteri dhe ai i ka konfirmuar vazhdimin e hetimeve të iniciuar nga përgjimet. .

“Po është e vërtetë. Ai më ka konfirmuar se hetimet e kësaj çështje do të hetojnë. E konfirmoj me seriozitetin tim që hetimet vazhdojnë,”-tha ajo.

Më pas, ajo shtoi se Gallo ka hapur vetëm një dyqan në Shqipëri, për ta përdorur si urë kalimi për të krijuar një shoqëri offshore.

“Kryeministri është i painformuar. Ai tha se ata kanë hapur thjesht një dyqan veshjesh, ai është një dyqan që shet veshje profesionale për të gjithë punëtorët e ndërtimit, që përdoren në tendera publikë sipas rregulloreve që një vend duhet t’i zbatojë. Ky nuk ishte dyqan, por ishte një biznes, një urë kalimi për të hapur shoqëri offshore për pastrimin e parave. Këtë lloj biznesi, Princi ose Qorri sic e quajnë në Itali, e përdorte edhe në Itali për të marrë tendera publikë për rrugë, për ndërtimet. Përmes dyqanit, ai e përdorte për të pastruar paratë,” tha Kepi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alba kepi ndragheta ne shqiperi alba kepi ndragheta ne shqiperi

Sondazh

Poll