Bota

Mbi 100 mijë viktima nga Covid, Boris Johnson kërkon falje dhe PARALAJMËRON Europën: Respektoni kontratën!

26 Janar 2021, 19:08 Nga DOSJA
Mbi 100 mijë viktima nga Covid, Boris Johnson kërkon falje dhe

BRITANI– Numri i të vdekurve në Britani nga pandemia e COVID-19 kaloi 100,000 ditën e sotme ndërsa qeveria po përpiqet të shpejtojë fushatën e vaksinimit.

Në një konferencë për shtyp, kryeministri Boris Johnson lajmëroi shifrën rekord dhe tha se ishte shumë i trishtuar. Teksa ka kërkuar falje është shprehur se “vendi është  në rrugën e rimëkëmbjes, qeveria do të marrë mësime dhe do të reflektojë mbi pandeminë”.

Ai shtoi se ai do të merrte përgjegjësinë e plotë për veprimet e qeverisë gjatë gjithë pandemisë, por shtoi se qeveria e tij bëri gjithçka që mundi.

Duke u ndalur në fushatën e vaksinimit, Boris Johnson shprehu pakënaqësi ndaj BE-së, ku tha se pret që Europa të respektojë të gjitha kontratat. Kryeministri britanik iu drejtua Brukselit duke thënë se duhet të jenë të drejtë në luftën e marrjes së vaksinave.

Boris Johnson paralajmëroi Bashkimin Evropian se ai priste që ajo të respektonte kontratat qeveritare për vaksinat e koronavirusit, ndërsa këta të fundit akuzuna Britaninë e Madhe për pabarazi në marrjen e vaksinave.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 100 mijë viktima boris johnson fushata e vaksinimit 100 mijë viktima boris johnson fushata e vaksinimit

Sondazh

Poll

Bota 26 Janar 2021, 16:24

Davos, Nisin punimet Forumi Ekonomik Boteror

ZVICËR- Sot ka nisur samiti nderkombetar i Forumit Ekonomik Botëror ne Davos (25-29 janar) me mbi 100 krere te shteteve dhe te qeverive me rreth 1500 pjese...