Bota

‘Thriller-i’ i vdekjes së ish-ministrit Valyrakis/ Gruaja e tij dyshon për vrasje, thirrje autoriteteve, shtyhet c

26 Janar 2021, 16:28 Nga DOSJA
‘Thriller-i’ i vdekjes së ish-ministrit Valyrakis/ Gruaja e tij

GREQI– Vdekja e ish-ministrit të Rendit në Greqi, Sifis Valyrakis ka ngjallur reagime nga ana e familjes. Bashkëshortja e tij, Minas Papatheodorou – Valyrakis, dyshon se i ndjeri është vrarë gjatë kohës që kishte dalë për xhiro në varkë.

Në një letër drejtuar Ministrit të Transportit, i cili është përgjegjës për Rojën Bregdetare, Valyraki shkruan se ka prova se në zonë bashkë me bashkëshortin e saj është parë edhe një anije peshkimi, duke hedhur dyshime për vrasjen e ish-ministrit.

“Ne ju nxisim të veproni menjëherë në mënyrë që hetimet. Vetëm në këtë mënyrë harresa dhe fshehja nuk do të mbizotërojnë,”-tha ajo.

Por sipas rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore, vdekja e Sifi Valyrakis u shkaktua nga dëmet që kishte pësuar në kokë nga helika e mjetit. Për të ndihmuar hetimet, familja shtyu ceremoninë e varrimit, e cila ishte vendosur për t’u mbajtur ditën e nesërme.

Ish-ministri grek u gjet i vdekur në det pak ditë më parë, milje larg varkës së tij, pasi ishte zhdukur prej disa orësh.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqi sifis valirakis vdes sifis valirakis greqi sifis valirakis vdes sifis valirakis

Sondazh

Poll

Bota 26 Janar 2021, 16:24

Davos, Nisin punimet Forumi Ekonomik Boteror

ZVICËR- Sot ka nisur samiti nderkombetar i Forumit Ekonomik Botëror ne Davos (25-29 janar) me mbi 100 krere te shteteve dhe te qeverive me rreth 1500 pjese...