Bota

Planifikoi sulme në Shqipëri, gjykata gjermane dënon me 7 vite burg pjesëtarin e IS-it

26 Janar 2021, 17:42 Nga DOSJA
Planifikoi sulme në Shqipëri, gjykata gjermane dënon me 7 vite

GJERMANI– Një gjykatë në Gjermani e dënoi me shtatë vjet burgim një azilkërkues nga Taxhikistani për anëtarësim në grupin militant, të ashtuquajtur Shteti Islamik (IS).

Sipas prokurorëve, i pandehuri 31 vjeçar, kishte planifikuar të kryente sulme në Gjermani dhe Shqipëri së bashku me një grup personash nga Taxhikistani.

Prokurorët akuzuan Ravshan B., mbiemri i të cilit nuk është bërë i ditur për shkak të ligjeve gjermane të privatësisë, si kreun e këtij grupi të dyshuar për formimin e një qelize terroriste.

Së bashku me një grup personash të tjerë nga Taxhikistani, 31-vjeçari shkoi në Shqipëri me porosinë e një rusi për të kryer një vrasje me pagesë 40,000 dollarëshe në mënyrë që të financonte qelizën terroriste të IS-it.

Operacioni në Shqipëri dështoi dhe ata u kthyen në Gjermani. Gjithashtu ky grup kishte planifikuar të vriste një individ afër Dyzeldorfit, i cili ishte kritik ndaj Islamit.

Ndër caqet e planifikuara për të sulmuar ishin bazat ushtarake amerikane në Gjermani.

Para vendimit të gjykatës, ky person bëri një dëshmi të pjesshme dhe kërkoi falje, duke thënë se i vjen “tmerrësisht keq për gjithçka”.

Prokurorët federalë kishin kërkuar një dënim prej tetë vjet e gjysmë, ndërsa mbrojtja nuk u deklarua për kohëzgjatjen e dënimit, por hodhi dyshime në disa pika kryesore të aktakuzës. Anëtarët e tjerë të grupit janë në paraburgim dhe po presin gjykimin.

Marre nga: REL 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjermani ravshan b gjermani ravshan b

Sondazh

Poll

Bota 26 Janar 2021, 16:24

Davos, Nisin punimet Forumi Ekonomik Boteror

ZVICËR- Sot ka nisur samiti nderkombetar i Forumit Ekonomik Botëror ne Davos (25-29 janar) me mbi 100 krere te shteteve dhe te qeverive me rreth 1500 pjese...