Bota

Islanda, vendi i parë i Shengenit që lëshon ‘pasaportat’ e vaksinës Covid

26 Janar 2021, 18:44 Nga DOSJA
Islanda, vendi i parë i Shengenit që lëshon

ISLANDË– Autoritetet e Islandës kanë lëshuar ‘pasaportat’ e vaksinimit, të cilat pritet ta bëjnë më të lehtë lëvizjen e njerëzve të vaksinuar.

Këto mjete identifikimi, lejohet t’i marrin vetëm personat e vaksinuar me të dyja dozat, ku aktualisht në Islandë janë  rreth 4,800 njerëz të vaksinuar, njoftuan zyrtarët

Qëllimi është të lehtësojë lëvizjen e njerëzve midis vendeve, në mënyrë që (udhëtarët) të paraqesin certifikatën e vaksinimit në pikën e kontrollit kufitar dhe të përjashtohen nga masat kufizuese të vendosura nga secili vend”,tha Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht, vlera e saj mbetet vetëm në teori, pasi nuk është e njohur ndërkombëtarisht. Lëshimi i certifikatave të tilla është diskutuar që prej daljes së vaksinave, por shum vende nuk e kanë marrë në konsideratë. Islanda bëhet vendi i parë në Zonën Shengen që fillon praktikën e lëshimit të këtyre dokumenteve.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota islande pasaportat e vaksines islande pasaportat e vaksines

Sondazh

Poll

Bota 26 Janar 2021, 16:24

Davos, Nisin punimet Forumi Ekonomik Boteror

ZVICËR- Sot ka nisur samiti nderkombetar i Forumit Ekonomik Botëror ne Davos (25-29 janar) me mbi 100 krere te shteteve dhe te qeverive me rreth 1500 pjese...