Bota

PZAP pranon vendimin e KQZ-së, Kurtit dhe të tjerëve s’u lejohet kandidimi në zgjedhjet e 14 shkurtit

26 Janar 2021, 15:21 Nga DOSJA
PZAP pranon vendimin e KQZ-së, Kurtit dhe të tjerëve s’u

KOSOVË– Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP) në Kosovë, ka refuzuar pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të paraqitur në PZAP, pas moscertifikimit të listës së kandidatëve për deputetë nga KQZ.

Sipas vendimit të publikuar nga PZAP, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinot Demi-Murtezi, nuk kanë të drejtë të kandidojnë për  deputetë në  zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.

Sipas,  PZAP, lista e LVV-së në përjashtim me kandidatët e përmendur me lartë mund të certifikohet.

“Pranohet pjesërisht apeli i subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, NDRYSHOHET vendimi Nr. 244-2021 i datës 22.01.2021 i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me seli në Prishtinë, dhe vendoset si në vijim: Pranohet pjesërisht rekomandimi i ZRPPC-së, Certifikohet lista e kandidatëve për deputetë të këtij subjekti politik, me përjashtim të kandidatëve të cekur si në pikën -I-, të dispozitivit të këtij vendimi”, thuhet në vendim.

Gjithashtu, PZAP thotë se kandidatët e mësipërm nuk mund të zëvendësohen me kandidatë tjerë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti zgjedhejt e parakohshme ne kosove albin kurti zgjedhejt e parakohshme ne kosove

Sondazh

Poll