Bota

Shqiptari nga Kosova i cili njihet dhe si ‘Ambasadori’ akuzohet në Gjermani për falsifikim pasaportash

26 Janar 2021, 10:54 Nga DOSJA
Shqiptari nga Kosova i cili njihet dhe si ‘Ambasadori’ akuzohet

GJERMANI– Një qytetar nga Kosova i identifikuar si Shefqet H, është arrestuar në Schneverdingen, Gjermani mbi akuzën e falsifikimit dhe trafikimit të qënieve njerëzore në fund të Qershorit 2020, sipas Haz.de. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia federale  zbuloi makineritë e falsifikimit të 65-vjeçarit. Ai u njoh dhe me nofkën ‘Ambasadori’ nga autoritetet vendase.

Shefqet H. sipas prokurorisë, u ka mundësuar klientëve që paguanin, të hyjnë në Gjermani ose të qëndrojnë në Republikën Federale për periudha shumë më të gjata se 3 muaj. Shumë prej tyre, duket se janë nga kryeqyteti dhe zonat përreth e Hanoverit. Ai u zbulua vetëm pasi inspektorët në një moment zbuluan se vulat e pasportave ishin të vjetruara dhe disa prej tyre nuk përdoreshin më.

Sipas zëdhënësit të gjykatës së qarkut, kosovari i akuzuar ka përdorur një vulë të kontrollit të pasaportës të punuar profesionalisht. Kryesisht kanë qenë shtetas shqiptarë ata që kanë shfrytëzuar shërbimet e tij.

Zyra e prokurorit i paraqiti 22 aktakuza për shkelje të ligjit. Sipas aktakuzës, 65-vjeçari ka fituar 23,000 euro,ku çmimet për vulat fillonin nga 500 euro. Sipas zyrës së prokurorisë veprimtaria e tij ka filluar që në 2017 dhe vazhdoi deri në momentin e arrestimit të tij 6 muaj më parë. Bashkë me të u arrestuan dhe Hagen Ë. (57 vjeç) dhe Marco K. (48 vjeç), të cilët akuzohen se kanë ndihmuar 65-vjeçarin në vitin 2019 për të hartuar dhe krijuar makineri të falsifikimit.

Hetimet e mëtejshme, në kuadër të operacionit të gjerë, përfundimisht çuan te 65-vjeçari ku gjatë kontrollit, policia federale gjeti vula, dokumente regjistrimi automjetesh dhe dokumente të tjera.

Data e gjyqit për “ambasadorin” dhe bashkëpunëtorët e tij në gjykatën rajonale nuk është caktuar ende.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota arrestohet shqiptari ne gjermani arrestohet shqiptari ne gjermani

Sondazh

Poll