Bota

Joe Biden gati të nisë një sfidë të re: Në jemi në gjendje të vaksinojmë 1.5 milion njerëz në ditë 

26 Janar 2021, 08:05 Nga DOSJA
Joe Biden gati të nisë një sfidë të re: Në jemi

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka thënë se do të rrisë vaksinimin e popullsisë në vend. The Guardian bënë të ditur se gjatë një intervistë, Biden ka thënë se ata janë në gjendje që të vaksinojnë rreth 1.5 milion persona në ditë. Më tej ai ka thënë se koha është e pakët dhe se duhet që të përmbushin fillimisht misionin e vaksinimit të 1 milion personave në ditë dhe më pas do të shohin për ta rritur atë.

“Koha është thelbësore. Unë mendoj se mund të jemi në gjendje ta arrijmë atë në 1.5 milion… në ditë, në vend të 1 milion në ditë por fillimisht ne duhet ta përmbushim këtë qëllim prej një milion në ditë,”tha ai.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në SHBA janë regjistruar 25,861,597 persona me Covid, ndërsa 431,392 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden vaksinimi i popullsise joe biden vaksinimi i popullsise

Sondazh

Poll

Bota 26 Janar 2021, 07:22

Biden: Gjyqi i Trump duhet të ndodhë

SHBA-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka folur ditën e djeshme mbi gjyqin që do t’i bëhet paraardhësit të tij, Donald Trump nga Senati amerikan. Në një intervist...