Bota

Infektohet me COVID-19 njeriu më i pasur i Amerikës Latine, një ditë pasi Presidenti i Meksikës konfirmoi që është karan

26 Janar 2021, 08:13 Nga DOSJA
Infektohet me COVID-19 njeriu më i pasur i Amerikës Latine, një

MEKSIKË– Miliarderi meksikan i telekomunikacionit, Carlos Slim, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, sipas mediave vendase. Lajmi vjen një ditë pasi presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador, 67 vjeç, gjithashtu rezultoi i infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar djali i tij në një postim në Twitter, ku përveç të tjerash informoi se ai ndjehet më mirë dhe është duke u rekuperuar pasi pati vetëm disa simptoma të lehta. Carlos Slim ishte parë në institutin kombëtar të ushqimit të Meksikës për analiza klinike.

Manjati dhe familja e tij, të cilët kontrollojnë ofruesin më të madh të telekomunikacionit në Meksikë America Movil, kanë një vlerë të vlerësuar rreth 52 miliardë dollarë (38 miliardë paund), sipas listës së revistës Forbes në vitin 2020.

Meksika vazhdon të përjetojë momentin e tij më të keq që kur pandemia arriti në vendin vitin e kaluar, raporton korrespondenti i BBC-së për Meksikën, Will Grant. Spitalet në kryeqytetin Meksiko Siti janë tejmbushur dhe shkalla e infeksionit tregon pak shenja ngadalësimi. Meksika është ndër vendet më të goditura në botë, me më shumë se 1.7 milion raste të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë, dhe mbi 150,000 vdekje.

Presidenti López Obrador njoftoi se ishte arritur një marrëveshje me Rusinë për shpërndarjen e 24 milion dozave të vaksinës Sputnik V në dy muajt e ardhshëm, por në një periudhë të shkurtër perspektiva për shumë familje meksikane mbetet e zymtë, thotë korrespondenti ynë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota carlos slim koronavirusi ne meksike carlos slim koronavirusi ne meksike

Sondazh

Poll

Bota 26 Janar 2021, 07:22

Biden: Gjyqi i Trump duhet të ndodhë

SHBA-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka folur ditën e djeshme mbi gjyqin që do t’i bëhet paraardhësit të tij, Donald Trump nga Senati amerikan. Në një intervist...