Bota

BE ndalon vaksinat në Angli/ Ministri britanik: Pfizer/BioNTech do të sjellin sasitë e duhura në kohë  

26 Janar 2021, 09:36 Nga DOSJA
BE ndalon vaksinat në Angli/ Ministri britanik: Pfizer/BioNTech do të

ANGLI- Ministri i vaksinave në Angli, Nadhim Zahawi tha se vaksinat e Pfizer/BioNTech do të shkojnë në vend në kohën që janë projektuar. Dailymail shkruan se kjo deklaratë e Zahawi ka ardhur për shkak të pretendimeve nga dy gazeta gjermane se eksportet nga kompania Pfizer do të ulen për vendet që nuk janë pjesë e BE-së. Këtë gjë e ka mohuar Zahawi ku tha se është i bindur për ardhjen e plotë të vaksinave në vend dhe se deri në vjeshtë në Angli do të jenë vaksinuar e gjiothë popullata e rritur.

 “Unë jam i bindur që Pfizer do të dorëzojnë sasitë që na duhen për të arritur vaksinimin në mes të shkurtit dhe më tej. Unë jam i sigurt që ata do të dorëzojnë sasitë e duhura në MB, BE dhe pjesën tjetër të botës. Unë kam besim se do të mund të vaksinojmë gjithë  popullatën e rritur deri në vjeshtë,“tha ai.

Ai gjithashtu foli edhe për spekullimet se efikasiteti i vaksinës nga AstraZeneca për moshën e rritur mbi 65 vjeç është vetëm 8%. Ai tha se këto spekulime janë të pavërteta.

“Raportet se efikasiteti i vaksinës AstraZeneca / Oxford është deri në 8 përqind tek të rriturit mbi 65 vjeç janë absolutisht të pasakta“,tha ai.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Angli janë regjistruar 3,669,658 persona me Covid, ndërsa 98,531 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota nadhim zahawi vaksinat anti-covid nadhim zahawi vaksinat anti-covid

Sondazh

Poll