Politike

Burg kush ndalon procesin zgjedhor, Balliu: Revolta e popullit nuk është antikushtetuese

2 Maj 2019, 16:49 Nga DOSJA
Burg kush ndalon procesin zgjedhor, Balliu: Revolta e popullit nuk

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, nga rrethrrotullimi i doganës në Tiranë, ku ndodhet në kuadër të protestës së opozitës, është shprehur se revolta e popullit nuk është antikushtetuese.

Ai iu përgjigj gjithashtu urdhërit të qeverisë, e cila në seancat parlamentare ka theksuar se do të dënohet me burg, kushdo që pengon procesin zgjedhor.

“Ka vjedhur parlamentin. Parlamenti është kthyer në një treg ku shitet dhe blihet mish. Mish tradhëtari dhe mish budallai që mbush Edi Ramën dhe varfëron popullin. Rama ka bashkëpunuar me Hbailajt me Bajrat dhe me çdo lloj bande që ka vjedhur votat.

Mos të kërcënojë se do të fusë në burg qytetarët, sepse këtu i vemti që do të futet në burg është Edi Rama. Fitorja absolute është largimi i Ramës.

Injoranca e xhepistit Erion Braçe nuk më habit. Revolta e popullit nuk është antikushtetuese. Nuk mund të flasin këta për kushtetutë pasi e vranë gjykatën kushtetuese.

Ne sot i pasqyruam qartë 10 pikat e qeverisë tranzitore. Qeveria tranzitore nuk është shpetim për partitë politike por për të gjithë shqiptarët.

Revolta e qytetarëve nuk do të ndalet. Mos të habiten kur këtë popull që shikojnë që ka dalë st, ta shohin tek dera e Surrelit. Revolta do t’i japë të drejtë qytetarit,”- u shpreh Balliu.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike klevis balliu protesta e opozites 2 maj 2019 klevis balliu protesta e opozites 2 maj 2019

Sondazh

Poll

Politike 2 Maj 2019, 16:09

FOTOLAJM/ Çfarë nuk shkon në këtë foto

SHQIPËRI– Një foto e publikuar në rrjetet sociale ka treguar një anë tjetër të ministrit të emëruar Gent Cakaj.Teksa shihet i shoqeruar me presidentin e Ko...