Bota

Rriten tensionet midis Kinës dhe Indisë, përleshje midis ushtrive në kufirin e Himalajeve

25 Janar 2021, 08:21 Nga DOSJA
Rriten tensionet midis Kinës dhe Indisë, përleshje midis ushtrive

INDI– Trupat indiane dhe kineze u përleshën në kufirin e tyre të kontestuar Himalaje, duke lënë të plagosur në të dy palët, thanë të Hënën burimet ushtarake dhe raportet e medias.

Konflikti i fundit u zhvillua të Mërkurën javën e kaluar në Naku La, në shtetin Sikkim, pasi Kina u përpoq të dërgonte një patrullë në territorin Indian, thanë burimet ushtarake indiane. Përleshja la të paktën 20 trupa kineze dhe katër trupa indiane të plagosur, sipas të njëjtave burime, figurat e të cilave nuk mund të verifikoheshin.

Ushtria indiane tha se luftimet, të cilat ata i përshkruan si një ballafaqim i vogël, u përshkallëzuan nga oficerët lokalë. Burimet e përshkruan situatën në zonë si të tensionuar por të qëndrueshme të Hënën, sipas India Today.

Është sqaruar se kishte një ballafaqim të vogël në zonën Naku La të Sikkimit të Veriut më 20 janar 2021 dhe e njëjta u zgjidh nga komandantët lokalë sipas protokolleve të vendosura.”- tha një një zëdhënës i ushtrisë indiane.

Media shtetërore kineze përshkroi raportet mbi përplasjen nga India si lajm të rreme. Kjo vjen gjashtë muaj pas përplasjeve në Luginën e Galwanit, 700 milje në perëndim, ku la 20 ushtarë indianë dhe një numër të panjohur kinezësh të vdekur në disa nga luftimet më të ashpra midis të dy palëve në vite.

Luftimet dorë më dorë në kufirin Sikkim në Maj të vitit të kaluar nisi tensionet e fundit kufitare midis dy kombeve më të populluara në botë.  Naku La lidh Sikkim me rajonin e Tibetit në Kinë. Kina dhe India, të cilët zhvilluan një luftë kufitare në 1962, fajësuan njëri-tjetrin për mosmarrëveshjen dhe secili ka derdhur dhjetëra mijëra trupa shtesë në zonat kufitare. Bisedimet e fundit të përshkallëzimit midis komandantëve ushtarakë u mbajtën të Dielën.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota perplasjet midis kines dhe indise perplasjet midis kines dhe indise

Sondazh

Poll

Bota 24 Janar 2021, 21:30

ITALI-Policia në Itali ka arrestuar tre shqiptar të cilët janë përgjegjës për një sërë vjedhjesh në Alekssandria, veçanërisht në zonat e Cristo, Orti dhe...