Art&Argëtim

VIDEO virale/ ‘Punoj pastruese’, IRONIA e gruas së ‘Nikut të Ndraghetës’ me Fatmir Xhafaj, si e kërcënonte

24 Janar 2021, 17:44 Nga DOSJA
VIDEO virale/ ‘Punoj pastruese’, IRONIA e gruas së ‘Nikut

TIRANË– Gruaja e Besnik Halilit, njeriut që do shtronte rrugën për “Ndraghetan” në Shqipëri, Luneda Sufali ka qënë edhe më parë në vëmendjen e mediave. Disa vite më parë, ajo është përplasur me ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj në një mbledhje të Komisionit të Ligjeve.

E thirrur në cilësinë e drejtoreshës së Lojrave të Fatit, Sufali qëndronte para Fatmir Xhafajt dhe me ironi, i thoshte se punonte si pastruese. Gjithçka nisi me një pyetje të asokohe deputeti Pandeli Majko dhe përfundoi në kërcënimet e Xhafaj për ta nxjerrë jashtë Sufalin.

SHERRI I PLOTË:

Xhafaj: A ka mundësi të mos flasësh pasi do të dalësh jashtë, e drejtoj unë mbledhjen.

Sufali: Po patjetër i ktheva përgjigje z. Majko.

Xhafaj: Nuk e di çfarë pune bën aty ti…?

Sufali: Pastruese

Xhafaj: Atëherë dil nga salla

Sufali: Kam për të referuar në komision

Xhafaj: Atë e vendos unë. Tërhiqu, do të ndërpres komisionin po të them.

Sufali: Nuk dal jashtë.

Xhafaj: Z.ministër do të marrësh masa apo të ndërpres komisionin?

Caka: E tha me shaka, është drejtoresha e lojrave të fatit.

Xhafaj: S’ka shaka. Aq më keq akoma. Pse për humor kemi ardhur këtu me punonjësit tuaj? Drejtoreshë…bënka shaka në Komision… nuk di ç’është parlamenti. Mësojuni punonjësve tuaj çfarë është parlamenti!

Sufali është gruaja e Presidentit të kompanisë “Sol”, Besnik Halili, i cili ka përfituar plot 197 tendera me vlerë 19.4 milionë euro.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur fatmir xhafaj luneda sufali fatmir xhafaj luneda sufali

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 24 Janar 2021, 10:08

Problemet me kujtesën pas tejkalimit të COVID-19

Kaltrina Jupolli-Sejdiu, 30-vjeçare nga Prishtina deri para muajit nëntor të vitit të kaluar, nuk ka pasur asnjë problem me kujtesën. Por, prej kur është...