Art&Argëtim

Si u përzgjodhën mediat në takim me shkrimtarin? Bardhyli: E bëri Helena me Kadarenë!

24 Janar 2021, 12:11 Nga DOSJA
Si u përzgjodhën mediat në takim me shkrimtarin? Bardhyli: E

 

TIRANË- Në të majtë të çiftit Kadare, në takimin e tyre me Klubin Letrar të Kavajës, për praninë e dy medieve dhe mungesën e të tjerave, Alda Bardhyli, si drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, thotë se diferencimi nuk erdhi nga ajo, por nga Helena dhe Kadare. Kontradiktore në pohimet e saj, Bardhyli fillimit shprehet se “ccifti Kadare nuk donte kamera”.

Më tej, praninë e vetëm dy medieve e justifikon se “ato mund të kenë fol me Helenën”. Më tej, për t’i vënë vulën, duke i’u referuar shkrimtarit u përgjigjet gazetareve se “ai mund të zgjedh kë të dojë edhe unë nuk mund të ndërhyjë”.

Mirëpo, drejtoresha e Qendrës ende s’ka kthyer përgjigje medieve për këto dy pyetje të ngritura; 1) Përse nuk njoftoi mediet e tjera, për datën dhe vendin e takimit? Në një kohë që ishin të gatshme të ishin të pranishme edhe pa kamera. 2) Kush i njoftoi dy mediet e tjera, të vetmet të pranishme në atë takim?

Për herë të parë, në 30 vite demokraci, ndodh që një institucion kombëtar i kulturës me Alda Bardhylin në krye, të sillet si privat. Duke mos zbatuar, parimin e barazisë. Per këtë sjellje, që është vetëm maja e Ajzbergut ka ardhur koha që të përgjigjet Ministria e Kulturës, edhe ministrja në detyrë Elva Margariti.

Heshtja, do të tregonte aprovimin edhe të këtij institucion, për gjithccka ndodhi.
Takimi u organizua në kuadër të 85-vjetorit të lindjes sa shkrimtarit Ismail Kadare.

(Kjo është kërkesa drejtuar zonjës Elva Margariti dhe qëndrimi i përbashkët i gazetareve të kulturës:

Edona Haklaj gazetare e Faxnews
Valeria Dedaj gazetare e Report tv
Anisa Krraba gazetare e Vizionplus
Egla Xhemali gazetare e Syri.net
Leontina Nika gazetare e ABC
Anila Dedaj gazetare e MCN.)

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture alda bardhyli helena bardhyli ismail kadare alda bardhyli helena bardhyli ismail kadare

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 24 Janar 2021, 10:08

Problemet me kujtesën pas tejkalimit të COVID-19

Kaltrina Jupolli-Sejdiu, 30-vjeçare nga Prishtina deri para muajit nëntor të vitit të kaluar, nuk ka pasur asnjë problem me kujtesën. Por, prej kur është...