Aktualitet

Sillte në Shqipëri paratë e drogës? Kthesa e papritur në hetimet për vrasjen e biznesmenit italian, kjo mund të jetë ars

24 Janar 2021, 16:38 Nga DOSJA
Sillte në Shqipëri paratë e drogës? Kthesa e papritur

PUKË– Prokuroria shqiptare ka zbuluar detaje të reja në lidhje me zhdukjen e biznesmenit italian David Percorelli. Grupi hetimor ka ngritur dyshime se italiani është vrarë dhe më pas është grabitur. Kjo pasi dyshohet se biznesmeni kishte shkuar në zonën e Gjegjanit për të shpërndarë paratë e paligjshme të emigrantëve shqiptarë.

Dyshohet se Pecorelli është vrarë nga persona, të cilët kanë qenë në dijeni për lëvizjet e tij dhe sasitë e mëdha të parave që kishte me vete. Ndërkohë, mediat italiane, kanë njoftuar se Prokuroria e Peruguas në Itali ka hapur hetime për ngjarjen dhe pritet që një grup ekspertësh të vijnë në fillim të javës, për të vijuar më tej hetimet.

Biznesmeni italian, Davide Pecorelli është zhdukur pa lënë gjurmë që prej datës 6 janar të këtij viti në një fshat të Pukës. Në makinën që kishte marrë me qera janë gjetur dy eshtra, ADN-ja e të cilave do të krahasohet me atë të familjarëve të tij. Partnerja e tij shqiptare pretendon se 45-vjeçari kishte ardhur për të zgjeruar biznesin në Shqipëri, dhe se nuk kishte konflikte me njeri. Deri më tani nuk ka një pistë konkrete ku edhe po hetohet lidhur me zhdukjen e tij.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet david percorelli. zhduket davide pecorelli zhduket makina e djegur ne puke david percorelli. zhduket davide pecorelli zhduket makina e djegur ne puke

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Janar 2021, 14:49

Bledi Çuçi u zgjodh ministër i Brendshëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në dhjetor 2020, duke zëvendësuar në këtë detyrë ministrin e dorëhe...