Aktualitet

VIDEO/ Historia e Brunildës që ka prekur ëndrrën amerikane dhe punon te ‘People Magazine’

24 Janar 2021, 15:51 Nga DOSJA
VIDEO/ Historia e Brunildës që ka prekur ëndrrën amerikane

TIRANË– Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, ka qenë e ftuar Brunilda e cila prej 19 vitesh jeton në Amerikë. Ajo tregon fillimet e vështira dhe sakrificat që i janë dashur për të arritur aty ku është sot. Brunilda e cila ka përfunduar studimet për Juridik në Bullagri, shprehet se ëndrra e saj ka qenë gjithmonë që të ishte një juriste e famshme në Amerikë, por fati deshi që ajo të punonte si make-up artiste.

BrunildaUnë punoj për “People’s magazine” , kam kapur famën, kam kapur ëndrrën, por më mori shumë vite që ta kapja këtë ëndërr dhe falë nënës sime, të shtrenjtës sime. Kur je vajzë dhe ikën vetëm, nuk ke asnjë njeri në krahë dhe nuk di se kush të të drejtojë.

Ardit GjebreaTi vajte vetëm, vetëm fare?

BrunildaVetëm fare. Kam fituar të drejtën e studimeve, që kur isha në Shqipëri unë kam qenë një vajzë shumë e shkathët, doja të bëhesha dikushi.

Ardit GjebreaÇfarë ke dashur të bëheshe?

BrunildaUnë kam qenë shumë e lidhur me televizionin, kam pasur pasionin që të bëhesha gazetare, normal babi thoshte që jo, jo do bëhesh juriste, o dentiste. Fitova bursën me të drejtën time, nëna më ka mbështetur shumë. I kam të dy prindërit e mrekullueshëm, por mamin e kam engjëllin mbrojtës.

Brunilda tregon se ka qenë shumë e lidhur me të ëmën dhe se kjo gjë e frikësonte shumë atë, pasi kur shkoi me studime në Bullgari e ëma e telefononte mbi 10 herë në ditë.

Brunilda kishte ardhur në rubrikën ”Ka një mesazh për ty” për ti bërë një suprizë të ëmës dhe tezes së saj nga e cila ka pirë gji kur ishte foshnje. Tezja dhe mamaja e saj janë binjake. Tezez i ka vdekur bashkëshorti dhe Brunilda dëshiron që t’i plotësojë asaj dëshirën për të shkuar në Amerikë. Pasi vijnë në studio dy motrat binjake, mbesa i thotë tezes se i ka prerë biletën për Amerikë.

Pjesë nga intervista:

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet e reja shqiptare qe punon te people magazine e reja shqiptare qe punon te people magazine

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Janar 2021, 14:49

Bledi Çuçi u zgjodh ministër i Brendshëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në dhjetor 2020, duke zëvendësuar në këtë detyrë ministrin e dorëhe...